• (0 reviews)

    Ura mbi Drin

    1,100 L

    Ura është qendra e romanit të Ivo Andriçit, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1961: një afresk madhështor, që shtrihet nga Pesëqinda deri në Luftën e Parë Botërore dhe që ka në sfond një Bosnjë romantike, me çështjet e saj të larmishme historike, por edhe me dramat e përditshme të gëzimit e të vuajtjes së njerëzve

  • Sasi e limituar
    Kohërat e Anikës
    (0 reviews)

    Kohërat e Anikës

    500 L

    “Në çdo grua jeton një djall, që duhet vrarë ose duke e vënë në punë, ose duke e bërë të lindë, ose me të dyja këto mënyra”, mëson një thënie e moçme serbe. Por Anika është një djall shumë i fuqishëm, që nuk e lë veten kollaj të zbutet dhe sjell shkatërrim kudo përreth, duke ushtruar njëfarë magjie erotike. Ky subjekt, ku Andriçi ka shpalosur tërë fuqinë e tij si rrëfimtar, është kronika e ngjarjeve të errëta, që u zhvilluan në “kohërat e Anikës”.

  • (0 reviews)

    Kremlini prej sheqeri

    900 L

    Ngjarjet e romanit “Kremlini prej sheqeri” rrëfehen në Rusinë e vitit 2028. Ky roman përbëhet prej 15 kapitujsh, rrëfimesh, skenash dhe miniaturash, të gjitha të ndryshme për nga forma dhe personazhet, por me një temë e cila rimerret dhe përcillet nëpër tekst që prej titullit: Një kopjim i saktë në trajtë i Kremlinit të bardhë si bora, bashkë me kullat dhe portat, i bërë i gjithi prej sheqeri – dhurata e sundimtarit të Rusisë në Pragun e Krishtlindjes.

  • (0 reviews)

    Ujë për elefantët

    1,000 L

    Jeta e njeriut mund të ndryshojë në një sekond të saj. Ky roman sjell këto paradokse në një Amerikë që i ka të gjitha dhe ku jeta e njeriut dhe e kafshës bëhen të parëndësishme në një moment. Mjeshtria e madhe në kapjen e këtyre paradokseve njerëzore e ka kthyer këtë roman në më të lexuarin dhe të votuarin në platformën më të madhe online, Goodreads.com

  • Sasi e limituar
    Out of stock
    A ështe, vallë, njeri...?
    (0 reviews)

    A ështe, vallë, njeri…?

    700 L

    Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.

  • (0 reviews)

    Armëpushimi

    1,000 L

    Përgjatë gjithë “Armëpushimit”, kësaj historie të trazuar dhe të larmishme të një pranvere lirie të pashpresuar, nota më e thekshme është ajo e një ankthi të tmerrshëm, e një trishtimi të pangushëllueshëm njerëzor.

  • (0 reviews)

    Varreza e Pragës

    1,250 L

    Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollësi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara.

  • Sasi e limituar
    Flaka misterioze e mbretëreshës Loana
    (0 reviews)

    Flaka misterioze e mbretëreshës Loana

    1,600 L

    Ideja e jetës, kufijtë dhe perspektivat e saj janë rrëfyer në këtë roman përmes kujtimeve. Ky është një libër që të bën të mendosh e kuptosh se si automatizimi i ekzistencës i ka kthyer edhe gjërat më të rëndësishme në jetë si të mirëqena. Dhe personazhit i duhet të humbë kujtesën që të rizbulojë botën! Një roman ku Eko, si kurrë më parë, hyn thellësisht në misterin e shpirtit njerëzor.

  • (0 reviews)

    Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë

    700 L

    “Erudit, me vështrim të gjerë dhe humor të thellë… Shembujt letrarë të Eco-s fillojnë nga Dantja te Dumaja, nga Sterne te Spillane. Teksti është emocionues për mendimin, shpesh komik, dhe plot me arsyetime befasuese.” Atlantic Monthly

  • Sasi e limituar
    Hajdutja e librave
    (0 reviews)

    Hajdutja e librave

    1,000 L

    “Hajdutja e librave” vlerësohet për guximin e Zusakut, një guxim i shprehur më herët edhe në “Unë jam lajmëtari”. Do të lexohet dhe pëlqehet në masë sepse tregon një histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë ndjesi.

  • (0 reviews)

    Përçmimi

    800 L

    “Përçmimi” është një ekzaminim i pamëshirshëm i dëshpërimit dhe i vetëmashtrimit në zbrazëtinë emocionale të shoqërisë moderne të konsumit.

  • (0 reviews)

    Mjegull

    1,000 L

    Në krijimtarinë e Teodor Laços, kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe trishtimi i mjegullës.

  • (0 reviews)

    Eksodi

    1,500 L

    Leon Marcus Uris ishte një romancier amerikan, i njohur për shkencën e tij historike dhe hulumtim të thellë që hyri në romanet e tij. Dy librat e tij bestseller ishin Eksodi (botuar në 1958) dhe Trinity (botuar në 1976).

  • (0 reviews)

    Bija e varrmihësit

    1,400 L

    “Bija e varrmihësit” është një roman për identitetin dhe sfidat me të cilat përballemi për të triumfuar në të shkuarën tonë dhe për të fituar pranimin e të tjerëve. Ngjarja e romanit është bazuar në jetën e gjyshes së saj. Oates-i shpjegon se vendosi të shkruante për familjen e saj vetëm pasi i vdiqën prindërit , duke shtuar se “historia e familjes ishte e mbushur me xhepa heshtjeje. M’u desh të përdorja shumë imagjinatë për ta rikrijuar”. Ky roman u botua në vitin 2007 dhe është përfshirë në listën e librave bestseller në gazetën New York Times.

  • (0 reviews)

    Dashnorët poshtë Danubit

    1,000 L

    Budapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar.

  • (0 reviews)

    Një patriot leçez në Shqipërinë osmane

    800 L

    Tashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan atë.