Libraria Bookland, krijuar në Tetor të 2020-ës lindi nga dëshira jonë e madhe për librin. Me një hapësirë të gjerë dhe një ballkon që përshkruan perimetrin e vetratës prej xhami, libraria Bookland përmban një numër rreth 20 mijë titujsh në shqip dhe në anglisht, për të gjitha grupmoshat.

Hapësira e brendshme është e organizuar në dy zona kryesore. Kids Zone është një hapësirë dedikuar fëmijëve nga mosha 0 deri në 14 vjeç që përfshin libra në dy gjuhë, lodra rekreative, mjete dhe aksesorë të ndryshëm. Pjesa tjetër e librarisë i dedikohet një sistemi organizues mjaft efiçent të titujve sipas zhanrit, ku ekspozimi i vet librave vjen ndryshe nga çdo librari tjetër.

Një tjetër risi e librarisë sonë është  TOP #100, i cili është formuar si pasojë e kërkesës së lartë për sugjerime nga ne, ku ju mund të gjeni disa prej titujve më të vlerësuar të letërsisë bashkëkohore & klasike.

Interieri i brendshëm është projektuar në një mënyrë të tillë që të fton të ecësh midis rafteve apo të ulesh dhe të shfletosh disa faqe në privatësinë tënde. Një element i rëndësishëm përsa i përket librit është drita natyrale që vjen nga dritaret e gjera, ku në Bookland mbështjell të gjithë sipërfaqen e librarisë, në çdo orë të ditës.

Loja e ngjyrave theksohet më tepër me tri koloret kryesore të interierit, që janë: bluja, roza dhe e verdha pastel ku të treja së bashku krijojnë një ambjent të ngrohtë, ftues dhe relaksues për lexuesin tonë. Pjesa e ballkonit të fton për të shijuar një filxhan çaji ndërsa ti shfleton librat që ke përzgjedhur.

Me ndihmën e një stafi të kualifikuar, njohurive dhe dëshirave tuaja, si dhe sugjerimeve tona, është e sigurt se do të largoheni nga Bookland të buzëqeshur dhe të plotësuar, për të pritur me padurim të na vizitoni përsëri.