• Kartë Klienti

Karta e Klientit në Bookland ju mundëson mbledhjen prej 5% krediti në çdo blerje që kryeni në librarinë tonë. Ky program shpërblimi ofron mundësinë e mbledhjes së krediteve në formën e “1 Lek = 1 kredit”, ku totali i këtyre pikëve do të mund të përdoret për të përfituar ulje të paracaktuara nga vlera e përgjithshme e krediteve. Në blerjen e rradhës, me kreditet e mbledhura do të  mund të përfitoni ulje të ndryshme në libra ose aksesorë. 

• Kartë studenti

Me pajisjen e një karte të tillë, ju do të mund të përfitoni një zbritje prej 10% në totalin e faturës suaj, për të gjithë titujt në gjuhën shqip. Karta e studentit duhet të respektojë vitet e vlefshmërisë të përcaktuara në të.

• Kartë dhuratë

Libraria Bookland ju ofron mundësinë e blerjes së kartave dhuratë (gift card), si një zgjidhje e mundshme për të surprizuar miqtë dhe të dashurit tuaj. Këto karta vijnë në tre vlera të ndryshme, përkatësisht 2000L, 3000L dhe 5000L, të cilat mund të blihen tek ose të kombinuara midis tyre.

Karta dhuratë është e vefshme për t’u përdorur brenda afatit të përcaktuar mbi të. Vlera e parapaguar e kartës duhet të shpenzohet e plotë për blerje vetëm në Bookland si dhe nuk mund të kompesohet me vlerë monetare apo të rimbursohet. Këto karta mund të tërhiqen në librarinë tonë, në Galeria ETC, kati i dytë.