• (0 reviews)

    Shtërgjet

    900 L

    Shtërgjet përbët nga një mozaik karaktersh që janë në levizje të pandërprerë. Duket se bota moderne leviz në mënyrë të coroditur dhe se kaosi është i gjithëpranishëm jo vetëm ngaqë është copetuar itinerari i levizjes, por edhe ngaqë vetë subjekti i levizjes është copëtuar.

  • (0 reviews)

    Nëna

    700 L

    “Nëna” u shkrua në vitin 1933, në Kinën e largët, fare pak të njohur për evropianët. Përmes një numri skenash që sjellin fatkeqësi dhe humbje të njëpasnjëshme në jetën e heroinës, burrin fillimisht, pastaj vajzën dhe, më në fund, një bir, synohet të kalohet thjesht në lartësimin e magjishëm të një figure poliedrike dhe që me anonimatin e vet rrok dimensionet e universales.

  • (0 reviews)

    Nga Kafka te Kafka

    1,100 L

    “Nga Kafka te Kafka” është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.

  • Sasi e limituar
    Out of stock
    Kujtim kurvash të trishta
    (0 reviews)

    Kujtim kurvash të trishta

    700 L

    Ky është një libër për dashurinë. Për dashurinë, që e gjen njeriun në fundin e një jete të çuar dëm, që ka shkapërdarë trupin me seks pa dashuri, por pa e prekur askund shpirtin.

  • (0 reviews)

    Jeto pët ta treguar

    1,500 L

    Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.

  • (0 reviews)

    Kamila, si flutur

    800 L

    Ky është romani i parë i Sophie Daull-it dhe është nderuar me Çmimin e Debutimit nga Lauriers Verts de La Forêt des Livres. Me një guxim për t’u admiruar, ky libër është i një çiltërsie të rrallë, i një bukurie që, ndonëse e plotë, vijon të rritet gjithnjë e më shumë.

  • (0 reviews)

    Pianisti

    800 L

    “Pianisti” është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri.

  • (0 reviews)

    Vajza daneze

    1,000 L

    Proza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë “Vajzën daneze”, deri në faqen e fundit, një roman shumë prekës dhe një nga historitë më të zjarrta e të pazakonta të dashurisë në shekullin e njëzet.

  • (0 reviews)

    Dhimbja

    700 L

    Mbase nuk ka një libër për luftën, për Holokaustin, për vdekjen, ku sentimentalizmi të mungojë kaq fort. Dhe ku dhimbja të flasë kaq shumë.

  • (0 reviews)

    Dashnori i Kinës së Veriut

    800 L

    Pasionet janë parësore, të dhunshme: një vëlla i gatshëm për të vrarë për pak drogë, një nënë e prirë të prostituojë të bijën, një burrë i pasur kinez që vjen nga Veriu, përballë një familjeje të shkatërruar.

  • Sasi e limituar
    Dhjetë e gjysmë e mbrëmjes në verë
    (0 reviews)

    Dhjetë e gjysmë e mbrëmjes në verë

    600 L

    Ankth, tmerr, vrasje, pasion, krim të gjitha të ndërthurura në një roman sensancional si ky.

  • (0 reviews)

    Jezabel

    700 L

    I konsideruar si një prej kryeveprave të Irène Némirovskit, romani “Jezabel” rindërton gjithë jetën aventuroze të Gledis Eizenahut, duke na shoqëruar nëpër të shkuarën e saj në Londër, Nju Jork, Paris e Nisë, deri në fundin e saj tragjik.

  • Sasi e limituar
    Suitë franceze
    (0 reviews)

    Suitë franceze

    1,200 L

    Shkruar në zjarrin e historisë, romani Suitë franceze përshkruan pothuaj drejtpërdrejt Eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat. Irène Némirovsky ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit të një popullsie të shpartalluar.

  • (0 reviews)

    David Golder

    700 L

    Në vitin 1929, botuesi Bernard Grasset lexoi brenda natës dorëshkrimin e David Golder dhe vuri madje edhe një lajmërim në gazetë për të gjetur autorin anonim, dhe disa ditë më pas u njoh me Irène Némirovsky-n. Aty për aty, ai nuk deshi ta besonte se qe pikërisht ajo vajzë elegante dhe e sigurt në vetvete, bijë nga borgjezia e lartë strehuar në Paris pas revolucionit bolshevik rus, që kishte shkruar një histori kaq të guximshme, edhe mizore edhe të shkëlqyer – një vepër ngado që ta ktheje, e denjë për dorën e një romancieri të pjekur.

  • (0 reviews)

    Keqkuptimi dhe balloja

    800 L

    Ngjarjet zhvillohen në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Iv Harteluja, pinjoll i një familjeje të pasur të rënë nga vakti, i vrarë shpirtërisht nga lufta, gjatë pushimeve në bregdet dashurohet me Denizën, grua e martuar në mjedisin e tij të dikurshëm. Deniza e dashuron dhe jeton vetëm për të. Por, kur Ivi bëhet përherë e më shumë i trishtuar dhe i pakapshëm, ajo pranon, si për të shkuar kohën, shoqërinë e dikujt tjetër dhe humb përfundimisht atë që do.

  • Sasi e limituar
    Afshi i gjakut
    (0 reviews)

    Afshi i gjakut

    600 L

    E vendosur në të njëjtin fshat ku Irène Némirovsky do të shkruante romanin Suitë franceze, por e nisur që në vitin 1937, kjo dramë familjare e shkruar si një hetim policor tregon shtrëngatën e rrahjeve të zemrës së mbyllur në vetvete, në një shoqëri tepër të lëmuar në sipërfaqe.