• (0 reviews)

    Përrallat e vëllezërve Grim

    1,200 L

    Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtareve bashkëkohorë.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Peter Camenzind

    840 L

    “Peter Camenzind”, romani i parë i Hermann Hesse-s, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm një rrëfim spiritual që u prin librave të mëvonshëm të Hesse-s, por është një libër tejet personal që shpërfaq rrugën jetësore të vetë shkrimtarit.

  • (0 reviews)

    Pjereta

    1,000 L

    Pjereta “zë një vend me rëndësi në krijimtarinë e Balzakut se është i vetmi roman në të cilin autori nxjerr në pah dy héronj të varfër (Pjereta dhe Brigoi) por që janë të pasur në ndjenja e të pajisur me tipare të bukura morale: në zemrat e tyre të delira rritet e lulëzon mirësia dhe dashuria pa interes.

  • (0 reviews)

    Pnini

    900 L

    Pnini është një kryevepër letrare, si e gjithë vepra e Vladimir Nabokovit, këtij mjeshtri të fjalës, gati i pashoq në historinë e letërsisë botërore. Pnini është një skicë e thuktë e plot ironi mbi metamorfozën e njeriut mes kulturave, ku personazhit kryesor të tij, Profesor Pninit i duhet të bëjë kapërcimin nga Rusia cariste në Amerikë.

  • (0 reviews)

    Poliana rritet

    700 L

    Poliana cilësohet si roman për fëmijë, në të vërtetë qëllimi i tij është që të lexohet nga njerëz të të gjithë moshave. Autorja paraqet një udhëtim ndriçues në botën e pafajshme fëmijërore, energjia pozitive e së cilës mund të lehtësojë edhe rrethanat më të zymta.

  • (0 reviews)

    Portreti i Dorian Greit

    1,000 L

    Portreti i Dorian Greit fryt i fundit i shekullit të 19-të, mund t’i flasë ende lexuesit të shekullit të 21-të.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Portreti i Dorian Greit

    1,500 L

    Nje tjeter perkthim ne shqip vjen nga kryevepra e letersise boterore te shekullit te XX, shkruar nga Oscar Wilde, – shqiperuar nga Diana Çuli dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Living

  • (0 reviews)

    Princesha e vogël

    700 L

    Nje nga librat më të mirë të letërsisë klasike për fëmijë, i cili mbetet përherë në mendjen e lexuesve.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Princi i vogël

    600 L

    Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë. Në shqip ka disa botime të Princit të vogël, por kësaj radhe kjo kryevepër e letërsisë botërore vjen me shqipërimin e Diana Çulit.

  • (0 reviews)

    Procesi

    800 L

    Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë “faj” me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe ku debaton ashpër me gjykatësin.

  • (0 reviews)

    PSE !?

    700 L

    Një eksperiment që doli me sukses, një prozë moderne që lidh thellësinë filozofike dhe depërtimin filozofik rreth kuptimit të jetës, – një model sesi jeta nuk arrin të sfidojë përballë vdekjes por njëherësh është edhe një udhëtim i fuqishëm letrar në mendjet e lexuesve të çdo kohe. Prandaj, është listuar si vlerë e përhershme letrare dhe rekomandohet në shkolla dhe auditore universitetesh…

  • (0 reviews)

    Purgatori

    1,000 L

    “Këtu qe e pafaj rranja njerzore/ frute këtu gjithmonë ka dhe pranverë”.

  • (0 reviews)

    Pusi dhe lavjerrësi

    300 L

    Nuk luftova më, por agonia e shpirtit tim shpërtheu fund botshëm në një klithmë dëshpërimi të mbrame, të gjatë e deri në kupë të qiellit.

  • (0 reviews)

    Rasti i çuditshëm i Benjamin Butonit

    700 L

    Fitzgeraldi njihet si shkrimtari më i shquar i letërsisë amerikane që ilustroi me veprën e tij Epokën e Jazz-it. I njohur te lexuesi shqiptar përmes romaneve të tij (Getsbi i madh, Kjo anë e parajsës, E magjishme është nata dhe Të bukur dhe të mallkuar), tashmë i ofrohet edhe krijimtaria e tij në prozën e shkurtër, ku, praktikisht, Fitzgerald-i arriti kulmin e letërsisë së tij me portretimin e jetës moderne amerikane.

  • (0 reviews)

    Robinson Kruzo

    1,000 L

    Është vënë shpesh në dukje se tema e Robinsonit te Defoeja nuk ishte vetëm një histori, por “instrumenti i një kërkimi”: kërkim që niset prej ishullit të shkretë [déserte], dhe që mëton të rindërtojë origjinat dhe rendin rigoroz të punëve dhe të arritjeve që mbërrijnë me kohën. Por është e qartë që kërkimi është dyfish i shtrembëruar. Nga njëra anë, imazhi i origjinës presupozon atë çka mëton të ngjizë (shiko gjithë atë çka Robinsoni ka nxjerrë nga relikti). Nga ana tjetër, bota e riprodhuar duke u nisur nga kjo origjinë është e barazvlefshmja e botës reale, domethënë ekonomike, ose e botës ashtu siç do të ishte, e tillë siç do të duhej të ishte po të mos kish seksualitet (shiko eliminimin e çdo seksualiteti te Robinsoni i Defoesë). Mos duhet atëherë të konkludojmë se seksualiteti është i vetmi parim fantastik i aftë për të devijuar botën nga rendi ekonomik rigoroz ku e fikson origjina? 

  • (0 reviews)

    Romeo dhe Zhuljeta

    800 L

    Kjo dramë tragjike për të dashuruarit e rinj të pafat është vlerësuar si një vepër e jashtëzakonshme, duke u shndërruar në simbolin e dashurisë së parealizuar.