Princi i vogël

600 L

Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë. Në shqip ka disa botime të Princit të vogël, por kësaj radhe kjo kryevepër e letërsisë botërore vjen me shqipërimin e Diana Çulit.

5 stok

SKU: 9789928217639 Kategoria , Tag:

Një histori që nuk njeh kohë, kushtuar të gjithë fëmijëve: fëmijëve të sotëm, atyre që kanë qenë dikur dhe atyre që nuk do të rreshtin kurrë së qeni të tillë…Princi i vogël është sot libri më i përkthyer nga gjuha frënge. Me një hijeshi të pazakontë, ai rrëfen historinë e një djaloshi, që lë planetin e tij të vogël për të udhëtuar nëpër botë, dhe njihet me sjelljet tekanjoze të të rriturve përmes një sërë takimesh të jashtëzakonshme…“Vetëm me zemër mund të shohësh qartë. Sytë nuk e shohin dot thelbësoren”, mendon ai dhe ky ndoshta është një nga mësimet më të bukura të princit të vogël.

Komente

Nuk ka ende komente