• (0 reviews)

    Rrëfimi

    700 L
  • (0 reviews)

    Saga e familjes Maia

    1,600 L

    “Saga e familjes Maia” rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat e humbura dhe dekadencën e kulturës dhe shpirtit portugez. I konsideruar si “Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez” nga shkrimtari nobelist José Saramago, “Saga e familjes Maia” është një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane, me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për tragji-komeditë shekspiriane.

  • (0 reviews)

    Sekretari Intim

    800 L

    “Sekretari Intim” reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, “sekretarit intim”, mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe xhelozisë.

  • (0 reviews)

    Shembja e shtëpisë Asher

    300 L

    Nga seria Onufri Minis prezantojmë tregimin e Edgar Alan Poe Shembja e shtepise Asher

  • (0 reviews)

    Shënime nga ”shtepia e të vdekurve”

    1,500 L

    Në romanin “Shënime nga “shtëpia e të vdekurve”, një kryevepër e letërsisë botërore, zbulohet bota e brendshme e personazheve, duke bërë një analize të hollë psikanalitike dhe vërtet me një letërsi të madhe.

  • (0 reviews)

    Sheshi i Diamantit

    850 L

    Vjen në shqip një nga kryeveprat e letërsisë moderne europiane “Sheshi i diamantit” i Mercè Rodoreda, i përkthyer nga Bashkim Shehu. Me një intensitet të rrallë, zëri delikat i Natalisë na flet për ndjenjat, sensibilitetin, gjithë brishtësinë e kompleksitetin e shpirtit femëror. Sheshi i Diamantit është romani më i bukur që i është kushtuar ndonjëherë Barcelonës, – një ndër gurët themeltarë të mbarë letërsisë moderne spanjolle.

  • (0 reviews)

    Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizianëve

    1,600 L

    ‘Shkëlqimi dhe mjerim i kurtizanëve” është publikuar në vitin 1838 – 47 në Francë dhe është në vijim të “Komedisë njerëzore”, ku personazh kryesor është Lysjen de Rumbepre. Jeta pariziene, martesa dhe paraja janë çështjet qëndrore të këtij romani.

  • (0 reviews)

    Shtëpi kukulle

    500 L

    Libri “Shtëpi kukulle” është një nga dramat ku autori Ibsen ka arritur kulmin e realizimit të tij kritik. Problem i martesës, i marrëdhënieve në familje është një nga temat që trajtohet më shumë dhe me mprehtësi më të madhe. Ngjarja e dramës zhvillohet në Norvegji, në shtëpinë e avokat Helmerit, që është një nga personazhet kryesore të librit.

  • (0 reviews)

    Shumë zhurmë për asgjë

    800 L

    Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i “Shumë zhurmë për asgjë” nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.

  • (0 reviews)

    Siddharta

    800 L

    Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh. Edhe pse bën fjalë për një vend dhe kohë shumë të largët nga Gjermania e vitit 1922, atëherë kur u botua libri, ky roman është i mbushur me ndjesitë e periudhës së Hermann Hesse-s, duke kombinuar filozofi të pangjashme me njëra-tjetrën, si fetë lindore, prototipat Jungianë, individualizmi perën- dimor, në një vizion unik për jetën, të shprehur përmes kërkimit të një njeriu për kuptimin.

  • (0 reviews)

    Sofokliu në prozë

    900 L

    Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale të mëdha, nga e vërteta dhe drejtësia.

  • (0 reviews)

    Sonata e Krojcerit

    840 L

    Lev Tolstoi e shkroi librin gjatë periudhës kur po kalonte kriza të mëdha në martesë me bashkëshorten, përderisa ajo e bëri të njëjtën me librin “ I kujt faji pra?”.

  • (0 reviews)

    Stalingradi

    2,500 L

    Stalingrad, shkruar nga autori Vasily Grossman, është një histori mbi betejën e ndodhur në qytetin e Stalingrad gjatë luftës së dytë botërore. Grossman ka arritur të përshkruajë me një stil origjinal atë që konsiderohet si një nga luftërat më makabre. Vlerësuar si “lufta dhe paqja” e shekullit të 20-të, kjo vepër është një dëshmi e pasur mbi realitetin e Europës lindore, treguar nëpërmjet një larshmërie të pasur detajesh dhe faktesh.

  • (0 reviews)

    Taras Bulba

    300 L

    Nje roman historik i vendosur mes shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë, ku tregohet revolta e pergjakshme kozake kundër polakëve e udhëhequr nga komandanti trim Taras Bulba.

  • (0 reviews)

    Tartufi

    600 L

    Në historinë e letërsisë mbi emrin e Molierit është krijuar një konfuzion mbi dy çështje kryesore: 1. Moleri është klasicist apo realist borgjez? 2. Është ideolog i aristokracisë apo shprehës i interesave borgjeze? Disa studionjës të përmendur të veprës së Molierit ngulin këmbë se krijimtaria e tij ka karakter “feudal”, se ai është rob i klasicizmit. Disa të tjerë mendojnë se ai është ideolog i rendit të tretë, duke ia përshtatur veprën e tij realizmit borgjez. Që të dyja këto pikëpamje janë idealiste. Edhe në rastin e parë, edhe në të dytin ngatërrohen dy koncepte që nuk pajtohen njëri me tjetrin: metoda e të njohurit të botës në mënyrë artistike me tendencën, me rrymën në art.