• (0 reviews)

    Tregimet e Peterburgut

    750 L

    Nikolai Gogol është cilësuar nga bashkëkohesit e tij si shkrimtar realist, por me ndërthurje në stilin e tij të romantizmit dhe groteskes. 

  • (0 reviews)

    Tregtari Venedikut

    600 L

    Tregtari i Venedikut është një nga komeditë më të njohura të Shekspirit, por edhe thellësisht polemike. Teksti mund të duket antisemitik, megjithatë herë pas here, gjatë interpretimeve, ka shfaqur njëfarë natyre kontrastuese.

  • (0 reviews)

    Tri monedhat e arit

    900 L

    Kjo është një nga esetë kyçe për të kuptuar feminizmin e Woolf dhe botën në të cilën ne jetojmë sot. Tri monedhat e arit vjen në shqip për herë të parë.

  • (0 reviews)

    Turpi

    1,200 L

    Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut… Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie “perdja” e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …

  • (0 reviews)

    Udha për te fari

    1,000 L

    Ne dëgjojmë vetëm “monologun e brendshëm”, pra vetëm zërin e personazheve që reagojnë ndaj ngacmimeve të jashtme dhe të brendshme që ndjekin njëratjetrën – si të fliste vetë truri.

  • (0 reviews)

    Udhëtim për në qendër të tokës

    1,000 L

    Ky libër është një përrallë imagjinare, por njëherësh edhe një depërtim në psikologjinë e mendjeve kërkuese. Mendja kreative e Zhyl Vernit i ka paraprirë shumë prej zbulimeve shkencore që kanë ndodhur sot, prandaj këto libra janë rekomandime ideale për të nxitur fantazinë e fëmijës tuaj

  • (0 reviews)

    Udhëtimet e Guliverit

    1,000 L

    Kryevepra e Suiftit Udhëtimet e Guliverit u botua pa emrin e autorit më 1726, duke arritur menjëherë një sukses të madh. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.

  • (0 reviews)

    Ujku i Stepës

    1,200 L

    Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton “Ujkun e Stepës” një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, “Ujku i Stepës” ruan magjinë e letërsisë si roman, mençurinë filozofike si traktat dhe habinë e pikëllimin për fatin njerëzor si testament.

  • (0 reviews)

    Ujku i Stepës

    1,200 L

    Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton “Ujkun e Stepës” një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, “Ujku i Stepës” ruan magjinë e letërsisë si roman, mençurinë filozofike si traktat dhe habinë e pikëllimin për fatin njerëzor si testament.

  • (0 reviews)

    Uliksi

    1,500 L

    Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve ( dhe natyrisht çdo përpjekje për t’i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce – it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s’mund të krahasohet. Nga njëra anë ai shfaqet si monument i palexueshëm dhe i errët, diçka që vetëm një elitë intelektuale rreket ta shfrytëzojë për të shtuar madhështinë e vet; dhe nga ana tjetër, libri ka kapur tregjet dhe është shndërruar në kulturë popullore, që e tregon fare hapur. Një sajesë letrare, punë asgjë veç disa fjalëve e gërmave në një libër, 16 qershori njihet në mënyrë globale si “Bloomsday”; njihen festime dhe mbledhje, disa në formë kulti e përnderimi, disa me përqeshje, disa plot me komercializëm të trashë.

  • (0 reviews)

    Ushtari i mirë Shvejk, vëllimi 1 – 2

    1,500 L

    Ky libër mbetet si satira më e bukur antimilitariste në historinë e letërsisë botërore dhe një nga romanet më të veçantë nga letërsia europiane.

  • (0 reviews)

    Vajza e postës

    1,000 L

    Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvicër. Pas një udhe të gjatë me tren, Kristina e sheh veten në majat e maleve duke shijuar një jetë që nuk e kishte parë as në ëndërr.

  • (0 reviews)

    Valët

    1,000 L

    Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj “më të vështirë dhe më kompleks”.

  • (0 reviews)

    Vëllezërit Karamazovë 1

    1,700 L

    Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.

  • (0 reviews)

    Vëllezërit Karamazovë 2

    1,700 L

    “Vëllezërit Karamazovë”, roman nga F.M.Dostojevski i madh, kryevepra e tij, vjen në dy vëllime, vepra e zgjedhur XI e XII, përkthyer nga origjinali rusisht, prej të mirënjohurit Jorgji Doksani.