• (0 reviews)

    Lumturia martesore

    700 L

    Ky roman flet për dashurinë dhe martesën e një vajze të re shtatëmbëdhjetëvjeçare, Masheçkës, me Sergej Mihailliçin, një burrë shumë më të madh në moshë, mik prej kohësh i babait të saj të ndjerë. Pas një lidhjeje romantike disi të trazuar, ata martohen bashkë dhe shpërngulen te shtëpia e Mihailliçit.

  • (0 reviews)

    Makbethi

    500 L

    Një nga veprat më të arrira të Shekspirit.

  • (0 reviews)

    Manastiri i Parmës

    1,400 L

    Stendali është i rrallë edhe për një arsye të thjeshtë, sepse lexohet me ëndje të vazhdueshme, në të gjitha kohët.

  • (0 reviews)

    Martin Iden

    1,000 L

    Martin Iden ishte dhe mbetet një roman intim edhe për këtë fund të parashikueshëm në pamjen sipërfaqësore të gjërave, por logjik në kontekstin e krizës së besimit ku përfshihet protagonisti.

  • (0 reviews)

    Mbretëria dhe mërgimi

    600 L

    Në novelat “Mërgimi dhe mbretëria” shpalosen si me magji fërgëllima e shpirtit njerëzor dhe përshkrimi i natyrës, harmonia dhe përkohësia, hijeshia e rruzullimit dhe brenga e muzgut magjiplotë. Thurja e një vepre të këtillë, që do t’i bënte mrekullisht ballë kohës dhe brezave, nga e cila rrëzëllijnë krejt natyrshëm kumte jete, do ta ngjiste mbrujtusin e saj mjeshtëror më 1957, në kreshtën kurorëzuese të Çmimit “Nobel”.

  • (0 reviews)

    Mbreti Lir

    600 L

    Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të pasinqertë për të vërtetuar dashurinë e vet dhe asaj i hiqet trashëgimia.

  • (0 reviews)

    Meri Popins

    950 L

    Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.

  • (0 reviews)

    Metamorfoza

    800 L

    Tema themelore e prozës së tij tepër të saktë nga ana gjuhësore është lufta pa rrugëdalje e individit nga një qenie mistike të pandryshueshme kundër forcave të fshehta anonime të kudondodhura, armiqësore ndaj tij. Kjo situatë bëhet edhe më e qartë para frikës së ekzistencës që buron nga realiteti i përditshëm si te Metamorfoza, tmerrit të panjohur e të mistershëm, para një mekanizmi shtetëror autoritar të pashpirt.

  • (0 reviews)

    Metamorfoza

    700 L

    “Metamorfoza”, pa dyshim rrëfimi më i shquar i Kafkës, është gjithashtu dhe teksti i tij më mizor. Aty gjejmë tema të ngjashme me ato të Verdiktit (urrejtja e të atit për të birin dhe e të birit për të atin, tmerri i jetës familjare, mediokriteti i një borgjezie të mbyllur), por këtu gjithçka është e shtyrë në skaj; rrëgjimi nuk shkon thjesht deri te vetmia dhe shpirtvogëlsia, por zbret deri në shtazëri.

  • (0 reviews)

    Metamorfoza

    600 L

    Franz Kafka çmohet si simbol i letërsisë moderne. Parimi mbi të cilin ngihet tërë vepra e Kafkës ka karakter ekzistencial. Vepra e tij shpreh në mënyrë të tërthortë aspiratën e njeriut për të jetuar në një botë më të sigurtë, më humane, ku gjithkush mund t`i gjejë një kuptim më të lartë jetës.

  • (0 reviews)

    Migjeni- Vargjet e lira

    600 L

    Në ketë vëllim të përgatitur për nxënësit dhe studentët janë përmbledhur pjesë nga krijimtaria poetike e vëllimit “Vargjet e lira” dhe proza e shkurtër e Migjenit, “Novelat e qytetit të veriut”. Botimi ka një parathënie të përgatitur nga Skënder Luarasi dhe shënime nga bashkëkohësit e poetit të madh.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Mjeshtri Dhe Margarita

    1,400 L

    “Mjeshtri dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahej në dorëshkrim në mënyrë clandestine, në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.

  • (0 reviews)

    Mobi Dik

    1,500 L

    Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe prapëseprapë kaq mistik dhe kaq pranë së të parrëfyeshmes qe ky mendim sa unë pothuajse rashë në dëshpërim me përpjekjen për ta hedhur në një formë të kuptueshme.

  • (0 reviews)

    Mos e lufto pranverën

    1,000 L

    Ky roman sjell historinë e një beteje romantike që mund të lexohet si beteja e modernitetit me mesjetën, ndershmërisë me hipokrizinë, qartësisë me turbullirën.

  • (0 reviews)

    Motra Keri

    1,400 L

    Romani “Motra Keri” qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapsire epike.

  • (0 reviews)

    Mrizi i Zanave

    500 L

    Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.