E vërtetë apo e gabuar

1,500 L

Me anë të këtij libri, do tëarrini të ndani faktin nga trillimi për aq shumë çështje, sa do të mbeteni të mahnitur.

SKU: 9789928177728 Kategoria

Shumë mite që i dinim për të vërteta, do të bien. E për shumë gjëra që i dinim ndryshe a të gabuara, tashmë do të kuptojmë të vërtetën që, herë-herë, do të na shtangë. A është e vërtetë se ne përdorim vetëm 10% të trurit tonë? Po rrufeja, vërtet nuk bie dy herë në të njëjtin vend? A e dinit se jemi më të gjatë në mëngjes sesa në mbrëmje? A u shpik vërtet rastësisht penicilina? Po domatja, është frutë apo perime?… Sa ta merrni librin, kërshëria do t’ju ngacmojë, madje tregojuani edhe prindërve… Do të vini re se edhe ata do të habiten; ca gjëra i paskan ditur gabim! Libri me foto të këndshme përmbledh fakte të pazakonta dhe çështje tërheqëse, ndaj do të ishte një dhuratë e përsosur për fëmijët kureshtarë.Vetëm se pastaj duhet të mateni pak më shumë kur t’u thoni se duhet të hanë spinaq që të bëhen më të fortë… E vërtetë apo e gabuar është kjo?

Komente

Nuk ka ende komente