-
(0 reviews)
Milk and honey
1,000 LRupi Kaur është poete, shkrimtare dhe ilustratore kanadeze. Ajo është e njohur në të gjithë botën për përdorimin e poezisë së shoqëruar me ilustrimet, të cilat i realizon vetë. Arti i Rupit punon për të transformuar përvojat e dhimbjes dhe dëshirës në himnet e pranimit dhe të triumfit.
-
(0 reviews)
Shtatë shtëpi të zbrazëta
800 LShtëpitë janë shtatë dhe të shtata të zbrazëta. Shkrimtarja, sipas Rodrigo Fresán, është “një shkencëtare e arsyeshme, e cila shqyrton njerëz të çmendur apo që seriozisht kanë ndër mend të çmenden”. Dhe gjykimi i shëndoshë, si përherë, është sipërfaqësor.
-
(0 reviews)
Në kopshtin e egërsirave
1,200 LNjë histori që të lë pa frymë. Ndërthurja e erosit me pushtetin, fakte historike dhe përjetime personale pasqyrojnë tablonë e krijimit të një ” Gjermania të re”. Por si do të rrjedhin ngjarjet?
-
(0 reviews)
Poeti
1,200 LNjë roman që është e pamundur ta lëshosh nga dora… një kryevepër e vërtetë nga pena e një prej mjeshtërve të zhanrit thriller.
-
(0 reviews)
Gruaja e këpucarit
1,400 L‘Gruaja e këpucarit” është një portretizim i kohërave, vendeve dhe njerëzve që karakterizuan përvojën e imigrimit, duke kërkuar të kenë pjesën e tyre të ëndrrës amerikane, me vullnet dhe me ambicie. Ky rizbulim historik epik i dashurisë dhe familjes, i luftës dhe i humbjes, i rrezikut dhe fatit është romani që Adriana Trigiani ka shkruar, e frymëzuar nga historia e familjes së saj dhe e nxitur nga dashuria e respekti për traditën.
-
(0 reviews)
Gruaja e Tonit
1,400 LNjë sinfoni epike e mrekullueshme e jetës, e një familje tradicionale italiane në rrjedhën e ndryshimeve dhe ritmeve të shpejta të ëndërrs amerikane… Tigriani e mbush këtë roman me endje muzikale dhe me një dashuri që zgjat gjithë jetën… Kujtime, humor, dashuri, dështime, si dhe një pikë kthese e emocioneve të fuqishme.”
-
(0 reviews)
Mbretëresha e festës së madhe
1,000 LAutorja e bestseller-it absolut, edhe në Shqipëri, “Gruaja e këpucarit” vjen me një tjetër roman në gjuhën shqipe. Sërish një histori dashurie, në mjedis italo-amerikane, ku e kaluara rri pezull plot magji, dhe mister mbi fatet e dy personazheve të romanit, Nelës dhe Renatos. Trigiani ka një talent mahnitës prandaj edhe me këtë libër sfidon….
-
(0 reviews)
A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?
1,000 LTeknologjia na ka bërë të jemi të varur prej saj, e sidomos rrjetet sociale. Një sfidë të tillë ka edhe personazhi i këtij romani: E nis, si një studim që merret me ndikimin e e-mail-eve në mënyrën e komunikimit gjuhësor si dhe e-mail-i, si një mjet transportimi emocionesh, por që papritur bëhet vetë objekt studimi. Prandaj konsiderohet një leksion i madh i jetës moderne leximi i këtij libri. Pse? Lexojeni…
-
(0 reviews)
Oborri i mallkuar
500 L‘Oborri i mallkuar” është njëra prej veprave më të bukura të Andriçit, një rrëfim skajshmërisht prekës, i pasur me patos e tmerr, që di herë pas here të fshihet pas një ironie tejet njerëzore.
-
(0 reviews)
Kronikat e Travnikut
1,400 LIvo Andriç ka talentin e rrallë ndër romancierët me temë historinë, që jo vetëm ia del të krijojë një tablo të kohës, të mbushur me koloritin lokal, por dhe të na sjellë karaktere të cilët fare mirë mund të jetonin edhe sot.
-
(0 reviews)
Qëllo, tashmë jam i vdekur
1,800 LNjë tjetër kryevepër nga Julia Navarro në shqip: “Qëllo, tashmë jam i vdekur”. Rrëfimtarja na çon në një udhëtim nga Shën Petërburgu në Jerusalem, duke kaluar nëpër Varshavë e Paris, ku trajton aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t’u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë historinë intensive dhe prekëse të dy burrave kurajozë që ditën të kapërcenin dallimet politike e fetare falë miqësisë së tyre të pashembullt.
-
(0 reviews)
Labirinti i shpirtrave
1,800 L‘Labirinti i Shpirtrave” është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letërsisë dhe jetës.
-
(0 reviews)
Hija e erës
1,400 LNë Barcelonën e pasluftës, Daniel Sempere, ende fëmijë, mrekullohet nga Varreza e Librave të Humbur. Në raftet e panumërta ai tërheq një libër: “Hija e erës” nga Julian Karaks. Pasi e lexon librin me një frymë, Daniel vihet në kërkim të librave të tjerë të Karaksit, kërkim që do të zgjasë me vite, duke zbuluar një nga një ngjarje të dhimbshme dhe fate të humbura.
-
(0 reviews)
Qyteti i avullit
800 L‘Qyteti i Avullit” është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.
-
(0 reviews)
Marina
800 LNuk e dija ende se, herët a vonë, oqeani I kohës na i kthen përsëri kujtimet që varrosim atje. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë më erdhi në mendje ajo ditë. E pashë atë djalë të endej në mjegullën e stacionit Franca dhe emrin e Marinës përsëri të përflakur si një plagë e porsahapur. Të gjithë ruajmë nga një të fshehtë të mbyllur me çelës në qoshen më të thellë të shpirtit tonë. Kjo është e imja.
-
(0 reviews)
Loja e engjëllit
1,250 LMe një stil shkëlqimtar dhe një mjeshtëri të veçantë rrëfimi, Zafón-i kthehet të na udhëheqë nëpër misteret e Varrezës së Librave të Harruar, duke na dhuruar një histori ku cilën pasioni i pafund për librat, fuqia e dashurisë dhe forca e miqësisë gërshetohen edhe një herë në një bashkekzistencë të papërballueshme.















