-
(0 reviews)
Flaka misterioze e mbretëreshës Loana
1,600 LIdeja e jetës, kufijtë dhe perspektivat e saj janë rrëfyer në këtë roman përmes kujtimeve. Ky është një libër që të bën të mendosh e kuptosh se si automatizimi i ekzistencës i ka kthyer edhe gjërat më të rëndësishme në jetë si të mirëqena. Dhe personazhit i duhet të humbë kujtesën që të rizbulojë botën! Një roman ku Eko, si kurrë më parë, hyn thellësisht në misterin e shpirtit njerëzor.
-
(0 reviews)
Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë
700 L“Erudit, me vështrim të gjerë dhe humor të thellë… Shembujt letrarë të Eco-s fillojnë nga Dantja te Dumaja, nga Sterne te Spillane. Teksti është emocionues për mendimin, shpesh komik, dhe plot me arsyetime befasuese.” Atlantic Monthly
-
(0 reviews)
Hajdutja e librave
1,000 L“Hajdutja e librave” vlerësohet për guximin e Zusakut, një guxim i shprehur më herët edhe në “Unë jam lajmëtari”. Do të lexohet dhe pëlqehet në masë sepse tregon një histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë ndjesi.
-
(0 reviews)
Përçmimi
800 L“Përçmimi” është një ekzaminim i pamëshirshëm i dëshpërimit dhe i vetëmashtrimit në zbrazëtinë emocionale të shoqërisë moderne të konsumit.
-
(0 reviews)
Mjegull
1,000 LNë krijimtarinë e Teodor Laços, kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe trishtimi i mjegullës.
-
(0 reviews)
Eksodi
1,500 LLeon Marcus Uris ishte një romancier amerikan, i njohur për shkencën e tij historike dhe hulumtim të thellë që hyri në romanet e tij. Dy librat e tij bestseller ishin Eksodi (botuar në 1958) dhe Trinity (botuar në 1976).
-
(0 reviews)
Bija e varrmihësit
1,400 L“Bija e varrmihësit” është një roman për identitetin dhe sfidat me të cilat përballemi për të triumfuar në të shkuarën tonë dhe për të fituar pranimin e të tjerëve. Ngjarja e romanit është bazuar në jetën e gjyshes së saj. Oates-i shpjegon se vendosi të shkruante për familjen e saj vetëm pasi i vdiqën prindërit , duke shtuar se “historia e familjes ishte e mbushur me xhepa heshtjeje. M’u desh të përdorja shumë imagjinatë për ta rikrijuar”. Ky roman u botua në vitin 2007 dhe është përfshirë në listën e librave bestseller në gazetën New York Times.
-
(0 reviews)
Dashnorët poshtë Danubit
1,000 LBudapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar.
-
(0 reviews)
Një patriot leçez në Shqipërinë osmane
800 LTashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan atë.
-
(0 reviews)
Pelegrini i Kompostelës
700 LShkruar më 1987, “Pelegrini i Kompostelës” zë një vend të veçantë në veprën e Paulo Coelho – s, jo vetëm sepse është romani i tij i parë, që do të pasohet nga “Alkimisti”, por mbi të gjitha sepse zbulon në mënyrë të plotë humanizmin e mesazhit të tij dhe thellësinë e hulumtimit të tij të brendshëm.
-
(0 reviews)
Hipi
1,000 LDuke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Nëse dëshiron të njohësh vetveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje.
-
(0 reviews)
Zahiri
1,500 LPrezenca e një femre në jetën e një mashkulli fiton rëndësi vetëm kur ajo largohet…
-
(0 reviews)
Njëmbëdhjetë minuta
800 LPa dyshim çdokush e përjeton në mënyrën e vet zhgënjimin nga dashuria e parë. Disa lëndohen, vuajnë me gjithë qenien e tyre, ndërsa të tjerë vuajnë në qetësi. Po Maria cilën rrugë do ndjekë? A do të mund ajo t’ë përjetojë sërish emocionet e dashurisë, të patosi dhe epshit?
-
(0 reviews)
Dorëshkrimi i gjetur në Akra
800 LKryevepra më e fundit në shqip e Paulo Coelhos, vjen në shqip, duke iu bashkëngjitur serisë së librave të magjishëm të një prej autorëve më të shitur sot në botë. Edhe në këtë roman ka plot mistere dhe reflektime të thella për ndjesitë tona, për jetën dhe vdekjen, për qenien njerëzore. Këto nuk i bën kush tjetër kaq briliante sa Coelho.
-
(0 reviews)
Mali i pestë
900 LNë shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.
-
(0 reviews)
Brida
1,500 LRomani ”Brida” vjen në një botim special nga shtëpia botuese Toena, me lidhje dhe me kopertinë të fortë, – një edicion për biblioteken tuaj.















