-
(0 reviews)
Hapat e mi të parë. Çaste të ëmbla
1,500 LÇdo herë që do ta zgjidhni këtë fjongo, prej këtij libri do të gëlojnë kujtime të ëmbla, të bukura, të papërsëritshme…
-
(0 reviews)
Libri i bebushes sonë + CD
1,500 LArdhja në jetë e një fëmije është një çast aq i lumtur që pasohet nga shumë të tjerë me rritjen e tij, me ushqimin e parë, foton e parë, banjën e parë… Ky libër-album i këndshëm …
-
(0 reviews)
The Diary of a Young Girl
1,200 LThe Diary of a Young Girl (first published 1952; this edition 1977) tells the story of Anne Frank, a Jewish girl who went into hiding with her family during the Second World War. It offers a remarkable portrait of a maturing young woman forced into an unbelievable situation but rising to the occasion.
-
(0 reviews)
Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat
600 L“Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat” është një vëzhgim i hollë dhe intim për të hedhur dritë në një prej historive më të pazakonta të dashurisë, asaj mes Brigitte dhe Emmanuel Macron. Në korrik të vitit 2019, libri u nderua me çmimin “Bernard-Mazières”, i cili jepet për librat me përmbajtje politike.
-
(0 reviews)
Nga Kafka te Kafka
1,100 L“Nga Kafka te Kafka” është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.
-
(0 reviews)
Jeto pët ta treguar
1,500 LNë këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
-
(0 reviews)
Një patriot leçez në Shqipërinë osmane
800 LTashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan atë.
-
(0 reviews)
Neveria
1,000 LTë kërkosh thelbin e qenies, – pra vetvetes, – këtë sipërmarrje kritike merr edhe Sartre në këtë roman, ku sigurisht fundi është asgjëja. Një analiza e rrallë e ekzistencializmit të qenies, e cila del lakuriq në përshkrimet e thella filozofike të personazhit…
-
(0 reviews)
Nekrassov
1,000 LFarsë ose satirë, pjesa e Jean-Paul Sartre-it është plot tipare të vrazhda; ajo të befason me situatat e papritura. «Le të largohet lufta, por jo nga faqja e parë e gazetës.» Kjo batutë i jep tonin pjesës Nekrassov. Ky është «toni i madh» i teatrit.
-
(0 reviews)
Imagjinarja
1,500 L“Imagjinarja” përpiqet të arrijë atë që Sartri e quan “fenomenologji” të imazhit, ku ai inventarizon dhe konceptualizon gjithçka që reflektimi i drejtpërdrejtë, madje subjektiv, mund të mësojë si të sigurt lidhur me ndërgjegjen imagjinuese.
-
(0 reviews)
Muri
800 L“Muri” është botuar në Francë, në vitin 1939, një vit pas “Neverisë”. Konsiderohet si vepra letrare më e rëndësishme dhe më përfaqësuese e intelektualit të madh francez. Motiv i përbashkët i rrëfimeve të përmbledhura në këtë vëllim është antiteza midis guximit dhe frikës: një prirje e ndryshme, përballë jetës së personazheve të ndryshme, që një monolog i brendshëm plot tension zbulon në një moment të errët të fatit të tyre.
-
(0 reviews)
Ku do shkojme o ba?
500 LDy fëmijë me aftësi të kufizuara, familje e braktisur nga nëna, humor i zi, përjetime të pazakonta, marrëdhënie tronditëse, ky është thelbi i veprës autobiografike të Jean-Louis Fournier e që vazhdon të zgjojë debate të shumta te lexuesit…
-
(0 reviews)
Mjaft gabuat
1,200 LPërmes këtij libri ju distiloni zhvillimet më të fundit në ekonominë e sjelljes dhe psikologjinë konjitive në mjete vepruese për marrjen e vendimeve të zgjuara, efektive në biznes dhe më gjerë.
-
(0 reviews)
Fuqia e mendimeve
1,000 LPo sikur të mund ta ndryshonit jetën tuaj, sikur të kishit fuqinë dhe të bëheshit sundimtari i mbretërisë suaj? Unë mendoj se kjo është e mundur!
-
(0 reviews)
101 esetë që do t’ju ndryshojnë mënyrën e të menduarit
1,400 L“101 esetë që do t’ju ndryshojnë mënyrën e të menduarit”, bestselleri global dhe fenomeni i medieve sociale është një koleksion i shkrimeve më të dashura të autores Brianna Wiest. Ky libër kryeson listat e librave më të shitur në të gjitha platformat globale të shitjes.
-
(0 reviews)
Leksione nga Madame Chic
1,200 L“Leksione nga Madame Chic” konsiderohet një udhërrëfyes i mirëfilltë për të përmirësuar cilësinë e jetesës. Si të përvetësoni sharmin dhe stilin shik të botës parisiane.















