Në faqet e tij analizohen përvojat e para urbanistike të zbatuara në mjedise industriale, për të zbuluar pastaj shkaqet që çuan në fillimin e vonuar të planifikimit urban dhe të motiveve nga u nisën reformatorët e parë. I dokumentuar mirë dhe i ilustruar, Origjinat e urbanistikës moderne sjell një përshkrim të zanafillave shoqërore dhe historike të planifikimit urban në shekullin XIX në Angli dhe në Francë. Thelbin e veprës e përbën marrëdhënia midis planifikimit urban dhe politikës. Zanafilla e dyfishtë e konceptit të planifikimit e ka gjetur shprehjen e vet në shkollën utopike, me përfaqësues Owen, Saint-Simon, Fourier, në vizionin e tyre aktiv për një qytet të vetëmjaftueshëm, një organizëm koherent, dhe në idetë e specialistëve, që janë përpjekur të korrigjojnë çdo defekt, duke ofruar rregulla të reja në rrafshin shëndetësor dhe të legjislacionit social në qytetet ekzistuese.
Art, Kulturë & Fotografi
Origjinat e urbanistikës moderne
700 L
Në stok
Origjinat e urbanistikës moderne trajton historinë e transformimit të qytetit. Në qendër të librit janë qyteti industrial, qyteti utopik dhe legjislacioni urban në Europën moderne.
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











