Klasicizmi dhe realizmi borgjez janë dy rryma, dy drejtime krejt të ndryshme, ose siç i quanin më përpara, dy shkolla krejt të ndryshme në art. Të dyja ato qenë shprehje ideologjike të luftës së klasës midis aristokracisë dhe borgjezisë në konditat e regjimit absolutist të Francës së shekullit XVII. Tema e komedisë “Tratufi” është: “hipokrizia e shtresës klerike që mundohet të pasurohet në mënyrë shumë të shpejtë,duke shfrytëzuar besimin që kanë të tjerët për profesionin e tyre të shenjtë dhe mendjelehtësinë e shtresës borgjeze që një kohë bëhet viktimë e hipokrizisë klerike”. Subjekti i veprës përbën ballafaqimin e dy shtresave shoqërore asaj klerikale dhe feudale e cila dobësohej gradualisht si ekonomikisht edhe politikisht dhe në atë borgjeze e cila fuqizohej në mënyrë të pandalshme.
Tartufi
Çmimi origjinal qe: 600 L.540 LÇmimi i tanishëm është: 540 L. Save 60 L (10% Off)
Në stok
Në historinë e letërsisë mbi emrin e Molierit është krijuar një konfuzion mbi dy çështje kryesore: 1. Moleri është klasicist apo realist borgjez? 2. Është ideolog i aristokracisë apo shprehës i interesave borgjeze? Disa studionjës të përmendur të veprës së Molierit ngulin këmbë se krijimtaria e tij ka karakter “feudal”, se ai është rob i klasicizmit. Disa të tjerë mendojnë se ai është ideolog i rendit të tretë, duke ia përshtatur veprën e tij realizmit borgjez. Që të dyja këto pikëpamje janë idealiste. Edhe në rastin e parë, edhe në të dytin ngatërrohen dy koncepte që nuk pajtohen njëri me tjetrin: metoda e të njohurit të botës në mënyrë artistike me tendencën, me rrymën në art.
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











