• Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Krenari dhe paragjykim

    1,400 L

    Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.

  • (0 reviews)

    Krim dhe ndërshkim

    1,500 L

    Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira.

  • (0 reviews)

    Krim dhe ndëshkim

    1,700 L

    “Krim dhe ndëshkim” është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajton një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.

  • (0 reviews)

    Krim dhe ndëshkim

    1,700 L

    Krim e ndëshkim! Pa dyshim vepra më e fuqishme e F.M.Dostojevskit. Një libër që të përpin. Ndoshta nga të rrallët libra që mund të lexohen shumë herë. Magji e psikanalizës së vërtetë. Dhe një psikanalizë tjetër, më vete është edhe mënyra e jashtëzakonshme si e përshkruan Stefan Cvajgu Dostojevskin

  • (0 reviews)

    Krishti kryqëzohet përsëri

    1,200 L

    Nikos Kazanzakis paraqet një realitet dhe personazhe të cilat janë tipike ballkanike: Ai fshikullon me fjalën therëse edhe klerikët dallkaukë përmes skenave makrabe, por njëherësh shfaq mjeshtri në përshkrimet poetike dhe konstruktet gjuhësore

  • (0 reviews)

    Krokodili / Kumarxhiu

    900 L

    Krokodili dhe Kumarxhiu jane dy vepra që Dostojevski ka shkrue me paraqitë atë që po ndodhte me jetën e vet në ato çaste, dhe bashkë me të edhe përsiatjet që blunte për ndodhitë rretheqark që i ndërlidheshin në efektin e madh domino deri te jeta e tij. Mbrenda zanit të veprave janë ma tej edhe zanet e tjerë, të mbrendshëm të tij ose të jashtëm, që Mikhail Bakhtin ia quejti polifoni.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Kronikat e Forsajteve -Shoqëruesja

    1,000 L

    Romani, pjesë e një vepre madhore të cilës autori i kushtoi tërë jetën, në thelb ka një temë të thjeshtë, atë të të drejtave të individit, e sidomos të një gruaje, për të jetuar e dashuruar.

  • (0 reviews)

    Kryeveprat

    2,500 L

    Kjo vepër prej njëmijë faqesh është e shoqëruar me një jetëshkrim dhe një bibliografi të plotë të Buzzati t. Tregimet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij korpusi. Ndonëse më parë disa prej tregimeve janë përkthyer pjesërisht nga autorë të ndryshëm në kohë të ndryshme, kjo vepër në 60 tregime është më e plota në tipologjinë e vet, për faktin se vetë Buzzati është kujdesur për përmbledhjen e këtyre tregimeve.

  • (0 reviews)

    Kukudhi

    500 L

    Kjo novelë e Nikolaj Gogolit është një rrëfim i jashtëzakonshëm që na tregon se njeriu zotëron vetëm një dobësi që mund ta mposhtë apo rrënojë atë, dhe ajo është frika.

  • (0 reviews)

    Kumarxhiu

    1,500 L

    Mos harroni: po lexoni “Kumarxhiun” e famshëm, ku edhe nervat, pejzat, indet e dorës janë një psikologji e ndjerë, e vërtetë, një botë e tërë, që ndan jetën, dritën nga errësira. Askush s’mund t’i shpëtojë tundimit! Edhe Dostojevski duket se i ka jetuar aq thellë ato momente të jashtëzakonshme.

  • (0 reviews)

    Kur Dashuronte Suani

    1,200 L

    Kjo është një nga kryeveprat e “përroit të ndërgjegjes: të letërsisë moderne të shekullit të XX, një ekplorim i pamatë i shpirtit dhe ndjesive njerëzore: Sepse ajo çka, brenda nesh, e pandehim se është dashuri, xhelozi, nuk paraqitet si pasion i njëjtë, I pandërprerë, i pandalshëm.

  • (0 reviews)

    Kurtizania e Aleksandrisë

    1,000 L

    Kurtizania e Aleksandrisë është një roman i Anatole France, (1844 – 1924), shkrimtar francez, Anëtar i Akademisë franceze, një nga penat më të fuqishme letrare të fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX, autor i: “Krimi i Silvestër Bonarit”, “Ishulli i pinguinëve”, “Histori bashkëkohore”, vlerësuar me çmimin Nobel për leërsinë në vitin 1921.

  • (0 reviews)

    Lamtumirë armë

    700 L

    Heminguej u rrit në një mjedis mbytës provincial nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Larg turmës së cmendur

    1,400 L

    Një roman pasionant dhe i ëmbël, “Larg turmës së çmendur” gëlon nga përshkrimet e peizazheve pastorale dhe ndjenjave të sinqerta.

  • (0 reviews)

    Lartësitë e stuhishme

    1,000 L

    Një nga romanet më të suksesshme të letërsisë romantike europiane. Emily Bronte u bë e famshme me këtë libër, i cili ndan pasionin për dashurinë nga mëkati, të mirën nga të keqen dhe sjell një përvojë njerëzore të jashtëzakonshme. I tillë mbetet edhe sot e kësaj dite ky libër që është klasifikuar si një nga romanet më të fuqishme dedikuar dashurisë dhe mëkatit