Metamorfoza

700 L

“Metamorfoza”, pa dyshim rrëfimi më i shquar i Kafkës, është gjithashtu dhe teksti i tij më mizor. Aty gjejmë tema të ngjashme me ato të Verdiktit (urrejtja e të atit për të birin dhe e të birit për të atin, tmerri i jetës familjare, mediokriteti i një borgjezie të mbyllur), por këtu gjithçka është e shtyrë në skaj; rrëgjimi nuk shkon thjesht deri te vetmia dhe shpirtvogëlsia, por zbret deri në shtazëri.

SKU: 9789951721349 , Tag:

Gregor Samsa nuk është i shkëputur vetëm nga zanati dhe familja, por tani është i huaj dhe për trupin e vet. “Verdikti” është shkruar i plotë në natën e 22 shtatorit 1912, ndërmjet orës dhjetë të mbrëmjes dhe shtatë të mëngjesit. Nuk do të ndodhë kurrë më në jetën e Kafkës një frymëzim kaq i ngutshëm. Kështu, ai do ta ruajë gjithmonë kujtimin e këtij çasti të mrekullueshëm krijimi. “Verdikti” është e vetmja vepër që ai s’do ta vë kurrë në dyshim. Në “Hamalli”, ne nuk i gjejme temat e angështisë, tema që zakonisht i shoqërojmë me emrin e Kafkës, dhe që asokohe shfaqen tashmë në “Verdikti” dhe në “Metamorfoza”, ai është rrëfim plot humor, që duket se e fshin tragjiken. Rrallëherë Kafka është dorëzuar me aq hare ndaj kënaqësisë së trillimit. Vetë ai e ka pranuar ndikimin e Dikensit; aty gjejmë dhe ca mënyra të frymëzuara nga kinemaja, ndaj së cilës Kafka ishte mjaft i vëmendshëm atëbotë. Motivet «personale», temat e vetëndëshkimit janë krejtësisht munguese në këtë rrëfim.

Komente

Nuk ka ende komente