Motra Keri

1,400 L

Romani “Motra Keri” qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapsire epike.

SKU: 9789994344253 Kategoria

Romani “Motra Keri” qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai lë pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një përjetim apo roman në kuptimin e thjeshtë të kësaj fjale; ai është edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj. Ideja e shkrimtarit nuk është vetëm rrëfimi i historisë së një vajze provinciale, Kerit, në ngritjen dhe rënien graduale të saj. Qëllimi i tij synon të spikatë qartë rrjedhën e atyre forcave që shtyjnë dhe përcaktojnë fatin e njerëzimit. Ajo çka Drajzeri u përpoq të bëjë është dëshira për të nxitur, për t’u hapur sytë dhe për t’i vënë në lëvizje njerëzit. Aq forcë të madhe ka romani “Motra Keri” sa lexuesi nuk e heq nga dora për asnjë çast, nuk e lë dot mënjanë, për t’u marrë me diçka tjetër. Ai lexohet me një frymë duke perceptuar ndjesinë e keqardhjes, dhimbjes dhe të dashurisë.

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

584

Autori

Teodor Drajzer

Komente

Nuk ka ende komente