Saga e Forsajtëve

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 960 L. Save 240 L (20% Off)

“Saga e Forsajtëve” e John Galsworthy-t është një kryevepër që shpalos me mjeshtëri dramat, pasionet dhe përplasjet e një familjeje borgjeze angleze, përgjatë tre brezave dhe epokave të …

1 stok

SKU: 9789928838216 Kategoria Tags: ,

“Saga e Forsajtëve” e John Galsworthy-t është një kryevepër që shpalos me mjeshtëri dramat, pasionet dhe përplasjet e një familjeje borgjeze angleze, përgjatë tre brezave dhe epokave të ndryshme.

Vëllimi i parë, “Pronari”, na njeh me Soms Forsajtin – një njeri i fiksuar pas pronës dhe kontrollit, i cili e sheh bashkëshorten e vet. Irenën, jo si një partnere, por si pronë të tijën. Ndërsa Irena lufton për lirinë dhe identitetin e saj, një dashuri e ndaluar lind nën hijen e një martese të mbytur nga xhelozia. Arkitekti i ri, Filip Bosini, bëhet katalizatori i një zinxhiri ngjarjesh që do të trazojnë themelet e familjes Forsajt dhe të vetë klasës borgjeze angleze.

Një rrëfim i fuqishëm për dashurinë, tradhtinë, ambicien dhe perëndimin e një bote, që jeton nën hijen e emrit dhe të pasurisë. Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, Galsworthy paraqet një tablo të paharrueshme të një epoke në ndryshim.

Dashuria nuk është një lule serre, por një bimë e egër që lind në një natë plot lagështirë ose në një orë plot diell; që lind nga një farë e egër, të cilën e merr me vete udhëve një erë e egër; një bimë e egër që, kur mbin rastësisht në kopshtet tona, e quajmë lule dhe, kur mbin jashtë gardhit të kopshtit tonë, e quajmë bar i keq; por lule ose bar i keq qoftë, aroma dhe ngjyra e saj janë gjithmonë të egra.

Galsworthy ka aftësinë të krijojë personazhe të afërt dhe të dashur. Saga është padyshim pjesa më e rëndësishme e veprës së tij. Thellësia dhe zhvillimi i personazheve, fare lehtë mund të jetë një version anglez i “Luftës dhe Pages”.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

436

Autori

John Glasworthy

Komente

Nuk ka ende komente