Si një studiues i shkëlqyer i shpirtit njerëzor, me lirizëm të gjallë, Euripidi shprehte në veprën e vet pasione tronditëse përmes shqyrtimit kritik të ideve tradicionale dhe formave të reja artistike, realizuar me mjetet shprehëse novatore të dramës e të muzikës. Leximi i poezisë dramatike të Eskilit, Sofokliut dhe Euripidit, që shijohen e studiohen prej shekujsh në mbarë botën, kërkon përgatitje kulturore dhe njohje të mitologjisë e të historisë antike, çka arrihet me mund dhe në një moshë të caktuar. Por në traditën letrare të botës, për të përqasur edhe të vegjlit me kryeveprat e lashtësisë, për t’ua bërë të lehtë hyrjen në mrekullinë e poetëve të pavdekshëm, për të zgjuar kënaqësi estetike dhe formim artistik, përdoret paraqitja në prozë, siç ka bërë me besnikëri, me shumë shije, freski dhe përkushtim Janis Benekos. Në këtë mënyrë, me mbresat e leximit, ata vetë më vonë do të hyjnë lirisht në teatrin e hapur të skenës së përjetshme, ku poetët e mëdhenj të lashtësisë greke kanë një vend të parë të nderuar për pasionet e tyre tronditëse, për thelbin njerëzor dhe idetë e fuqishme.
Euripidi ne prozë
1,200 L
Euripidi shquhej për idetë e guximshme e përparimtare në veprat e tij, për realizmin dhe frymën aktuale e novatore. Tragjeditë e tij u bënin jehonë problemeve të ditës; ai e shndërroi teatrin në një arenë politike e filozofike.
Komente
Nuk ka ende komente