Xha Gorioi

990 L

Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to .

SKU: 9789995617172 Kategoria

Në qendër të romanit është figura e xha Goriot, e babait fatkeq, që u sakrifikua për bijat mosmirënjohëse. Ai është një nga personazhet baballarë më fatkeqë të letësisë botërore, pas mbretit Lir të Shekspirit. Ai vuan nga dashuria për të bijat, të cilat nuk e përfillin as në shtratin e vdekjes. Mospërfillja e tyre nuk është thjesht ves i tyre, por ves i një shoqërie që shkon drejt degjenerimit moral. Të jesh në shoqërinë e lartë aristokratike dhe të kesh turp nga një baba i varfër e i paditur, është për Balzakun shembja e botës. Nga ana tjetër, xha Gorioi është njëkohësisht edhe përgjegjës për mënyrën si i ka edukuar vajzat e tij, jeta e të cilave tregon degjenerimin moral të familjes dhe të shoqërisë në përgjithësi. Ky degradim shoqëror përcillet me tone të forta realiste, gjatë momentit kur plaku Gorio vdes i vetëm, në kushtet më mizerable në të cilat mund të ndodhet një qenie humane.

Shtëpia Botuese

Argeta LMG

Numri i faqeve

348

Autori

Honore De Balzak

Komente

Nuk ka ende komente