-
(0 reviews)
Imagjinarja
1,500 L“Imagjinarja” përpiqet të arrijë atë që Sartri e quan “fenomenologji” të imazhit, ku ai inventarizon dhe konceptualizon gjithçka që reflektimi i drejtpërdrejtë, madje subjektiv, mund të mësojë si të sigurt lidhur me ndërgjegjen imagjinuese.
-
(0 reviews)
Muri
800 L“Muri” është botuar në Francë, në vitin 1939, një vit pas “Neverisë”. Konsiderohet si vepra letrare më e rëndësishme dhe më përfaqësuese e intelektualit të madh francez. Motiv i përbashkët i rrëfimeve të përmbledhura në këtë vëllim është antiteza midis guximit dhe frikës: një prirje e ndryshme, përballë jetës së personazheve të ndryshme, që një monolog i brendshëm plot tension zbulon në një moment të errët të fatit të tyre.
-
(0 reviews)
Vdekja e Amalia Sacerdotes
800 LEdhe një herë Andrea Camilleri shfaqet si një tregimtar i pashoq i asaj Sicilie, ku ngatërrohen e thuren shoqëria civile, politika, e vjetër dhe e re, si dhe mafia. Camilleri, në këtë libër është një rrëfimtar tejet i çmagjepsur, që mban në dorë me kujdes fijet e tregimit dhe që është i aftë të krijojë momente intensiteti e realizmi të tillë, që lexuesi sakaq ndihet i përfshirë në vorbullën e një kurthi, të afërt dhe të largët.
-
(0 reviews)
Bija e errësirës
700 LNdërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
-
(0 reviews)
Vajza me vath margaritari
900 LHistoria dhe trillimi shkrihen në një të vetme në këtë roman të shkëlqyer me vizion artistik dhe tallaze sensuale, që përftohen nga sytë e një gruaje të re, e cila u bë muza e njërës prej pikturave më të mrekullueshme të Vermeer-it.
-
(0 reviews)
Një mashtrim i shkëlqyer
800 L‘Ky është një roman atipik, pa vrasje dhe vrasës për t’u zbuluar, por fakti mbetet se ai është shkruar me një ironi therëse për racën njerëzore së cilës ne i përkasim”, – Varese News
-
(0 reviews)
Apartamenti në katin e katërt
700 LNë këtë roman, autori ndërton ngjarje që ndërthuren me njëra-tjetrën, me të tashmen dhe të shkuarën e tyre, duke krijuar histori e cila të shtyn për ta ndjekur me vëmendje rrjedhën e subjektit.
-
(0 reviews)
Ku do shkojme o ba?
500 LDy fëmijë me aftësi të kufizuara, familje e braktisur nga nëna, humor i zi, përjetime të pazakonta, marrëdhënie tronditëse, ky është thelbi i veprës autobiografike të Jean-Louis Fournier e që vazhdon të zgjojë debate të shumta te lexuesit…
-
(0 reviews)
Ngadalësia
800 LLexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes.
-
(0 reviews)
Lehtësia e padurueshme e qenies
1,250 LNjë arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuar të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.
-
(0 reviews)
Valsi i lamtumirës
1,000 LNga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur të emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme.
-
(0 reviews)
Pesë gishta
1,000 LKy libër me nota të shumta autobiogra?ke, që është shkruar në një gjuhë të pasur, tregon historinë e një vajze që zhvendoset mes botëve, me shpresën për të gjetur një atdhe që ajo mund ta quajë shtëpi.
-
(0 reviews)
Vetmia e numrave prim
900 LKy roman është historia e dhimbshme dhe ngashëruese e Aliçes dhe e Matias, si dhe personazheve që i shoqërojnë këta në udhëtimin e tyre. Me një stil të shkruari që përshkohet nga pjekuria dhe qëndrueshmëria befasuese, Paolo Giordano prek me vështrim të qartë e të thellë një temë therëse për sa u takon ndërlikimeve emocionale. Kështu ai u dhuron lexuesve një roman që është në gjendje të të shkundullojë me mënyrën e ndërthurjes së çasteve të tensionit të ashpër e të pamëshirshëm në skenat më të rralla e më emocionuese, mbushur plot dhembshuri të pikëlluar dhe shpresë këmbëngulëse.
-
(0 reviews)
Përpara fundit
560 LNjë mesazh, që rrjedh përgjatë tërë librit, i sintetizuar me qartësi të pangatërrueshme në: “Paktin mes të Humburve”, i cili konfigurohet si një manifest programatik autentik; nga një lexim anarkiko-kristian i historisë lind nxitja për një solidaritet themelues të një bote të re, i vetmi, që do të lejojë kapërcimin e tmerreve dhe padrejtësive, mbijetesën e njerëzimit.
-
(0 reviews)
Pa prekur
1,000 LKy është një roman që denoncon indiferencën, që ngre gishtin akuzues dhe na kujton se nuk jemi përgjegjës vetëm për ato që bëjmë, por edhe për ato që nuk bëjmë, për ato që nuk mbrojmë dhe për ato që duhet të ngremë zërin, por heshtim.
-
(0 reviews)
Lulet e ftohta të marsit
700 L“Lulet e ftohta të marsit” është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.















