Edipi Mbret

500 L

Sofokliu e mori komplotin e tragjedisë së tij nga cikli i miteve teban, shumë i popullarizuar në mesin e dramaturgëve athinas; por bashkë me të imazhi i heroit kryesor, Edipit, shtyu në plan të dytë të gjithë historinë fatale të fatkeqësive të familjes Labdakid. Zakonisht tragjedia “Edipi mbret” klasifikohet si një dramë analitike, pasi i gjithë veprimi i saj bazohet në një analizë të ngjarjeve që lidhen me të kaluarën e heroit dhe të lidhura drejtpërdrejt me të tashmen dhe të ardhmen e tij.

SKU: 9994332228 Kategoria

Tragjedia “Edipi mbret” është shkruar nga Sofokliu, që jetoi në shekullin e V p.e.s. Ngjarja duket si një stisje e orakujve. Nënës së Edipit, Jokastrës, i shfaqet në ëndërr se foshnja e saj do të vriste prindërit e tij. Për këtë arsye ajo ia jep foshnjën bariut të familjes, që ta vriste. Por bariu ia jep një bariu tjetër, që ta çonte në vendin e tij. Edipi përfundon në oborrin e Polibit dhe rritet si djali i tij. Është përsëri orakulli që i flet Edipit për fatin e tij “..se me nënën time do bashkohesha,/ se këto duart e mia do të lyheshin / me gjakun e tim eti.”. Për të mënjanuar këtë, Edipi largohet nga prindërit, që e kishin rritur dhe që ai i dinte si prindërit e tij. Tmerrohej se mos shkonte në shtrat me nënën, Meropin (nënën adoptive) dhe nuk shkon më në vendin e tij, as kur vdes Polibi (babai adoptiv). Por fati i tij tashmë ishte përcaktuar. Ai u ndesh me Mbretin Laj, dhe pas një përplasje, Edipi vret mbretin Laj, të atin, pa e ditur se kush ishte ai. Më pas Edipi u martua me Jokastrën, të ëmën, dhe me të pati katër fëmijë. Por fati do të shkojë deri në fund…

Shtëpia Botuese

Onufri

Numri i faqeve

128

Autori

Sofokliu

Komente

Nuk ka ende komente