Klasikë

Lartësi të stuhishme

2,000 L

Në stok

Kush lexon këtë libër mbetet me dëshirën për të njohur një dashuri të tillë. Dy njerëz që bashkohen për të marrë energji shtytëse. Është në natyrën e njeriut.

SKU: 9789928837516 Kategoria
  • AutoriEmily Brontë
  • Shtëpia BotueseLiving
  • Numri i faqeve392

Kush lexon këtë libër mbetet me dëshirën për të njohur një dashuri të tillë. Dy njerëz që bashkohen për të marrë energji shtytëse. Është në natyrën e njeriut. Në fund të fundit njeriu shpesh nuk e vlerëson të mirën që ka dhe nuk e vlerëson as të keqen. Njeriu është një çikë gjysmak. Janë të rrallë njerëzit që kanë vizionin e qartë të së mirës së madhe ose të së keqes. Personazhet e Brontës nuk mund të ishin veçse përfaqësues të këtij dualizmi ose pasigurie në jetë. Sepse nuk kemi një të mirë të ndarë me thikë nga një e keqe të ndarë me thikë. Në leximin që i bën romanit dhe jetës së shkrimtares autores, autori francez Georges Batille thotë se Brontë është autore e rrallë që i shkon deri në fund njohjes të së keqes; dhe që dashuria dhe vdekja janë të vërtetat e njëra-tjetrës. Romani nuk është një eksperiment, është një tentativë për të thënë të vërteta që deri atëherë zor se i kishte thënë ndonjë burrë e jo më një femër. E vërteta kryesore e këtij romani është: të duash nuk është mëkat dhe të duash është një dhuratë perëndie. Të duash do të thotë, në momente të caktuara të mposhtësh vetveten. Nuk duhen konsideruar si mëkate ato që ndodhin ndërmjet dy njerëzve që duhen, por duhen konsideruar thjesht si një jetë.

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.