Orestia

1,200 L

Është e vetmja trilogji që është ruajtur e plotë, e përbërë nga tri tragjedi: “Agamemnoni”, “Koeforet” dhe “Eumenidet”. Subjekti i “Oresias” është mallkimi i fisit si pasojë e krimit të kryer nga të parët. Ideja e autorit se krimi lind krimin përshkon të gjitha ngjarjet e tragjedisë.

SKU: 9789992745410 Kategoria

Në pjesën e parë, “Agamemnoni”, tregohet kthimi i mbretit në atdhe dhe vrasja e tij nga e shoqja Klitemnestra dhe i dashuri i saj, Egisti. Është pa dyshim pjesa më e bukur e trilogjisë, e mbushur me atmosferë dramatike e kontraste të fuqishme pas të cilave fshihet hipokrizia e Klitemnestrës, e cila e pret të shoqin me nderime të mëdha. Edhe në tragjedinë e dytë, “koeforet”, (gratë që çojnë në varre vajra, verë etj.) spikat thellësia psikologjike e artit eskilian. Oresti vret të ëmën, Klitemnestrën, dhe të dashurin e saj Egistin, për të marrë hakun e të atit. Por përpara se të ngrejë shpatën t’i bjerë, ai stepet nga fjalët e së ëmës që kërkon mëshirë.Në pjesën e tretë të trilogjisë, në “Eumenidet”, rrihet çështja rreth veprës së kryer nga Oresti mëmëvrasës. Në fillim na paraqitet hija e Klitemnestrës që kërkon shpagimin ndaj të birit. Ajo u drejtohet Erineve, hyjneshave të hakmarjes, që mbrojnë ligjet e gjakut nga ana e nënës (matriarkatin). Hija kërkon t’i zgjojë nga gjumi dhe të mos e braktisin, por ta mbrojnë. Në mënyrë metaforike, Orestin e mundon dhe përndjek ndërgjegja e vrarë. Ky është dënimi më i madh për të, që as në ferr nuk do t’i ndahet.

Komente

Nuk ka ende komente