Odiseja

1,500 L

“Odiseja” u krijua, ndoshta, rreth shekullit të 8-të para Krishtit. Në 12.110 vargjet e saj, ajo tregon aventurat e rrezikshme të Odisesë (të quajtur Uliks në latinisht), hero grek dhe mbret i Itakës, në Greqinë Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij, Penelopa, në Itakë.

SKU: 9789994342037 Kategoria

“Odiseja” u krijua, ndoshta, rreth shekullit të tetë para Krishtit. Në 12.110 vargjet e saj, ajo u tregon aventurat e rrezikshme të Odisesë (të quajtur Uliks në latinisht), hero grek dhe mbret i Itakës, në Greqinë Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij, Penelopa, në Itakë. Ndryshe nga “Iliada”, ngjarjet e së cilës janë vendosur kryesisht në Trojë dhe tregohen me një narracion të drejtë, “Odiseja” ka shumë ndryshime të skenës dhe një subjekt kompleks. Skenat e saj variojnë nga Troja në Egjipt, në Afrikën e Veriut, Peloponez, Itakë dhe Mesdheun Perëndimor. Narracioni fillon, kronologjikisht, afër fundit të historisë, dhe ngjarjet e mëparshme shpalosen në poemë më vonë (njëlloj si në teknikën moderne të rikthimit). Sipas skemës së Homerit për “Odisenë”, u zhvillua një praktikë standarde e fillimit të një vepre epike me një ngjarje nga mesi ose fundi i historisë. Ngarjet e mëparshme tregohen më pas në një moment të përshtatshëm gjatë rrëfimit.

Shtëpia Botuese

Onufri

Numri i faqeve

456

Autori

Homeri

Komente

Nuk ka ende komente