Vetëdisiplina është ajo që do t’ju mbajë të përqendruar, kur situata të dalë jashtë kontrollit dhe kur t’ju duket sikur jeni një hap larg dështimit. Kjo do t’ju japë forcën e nevojshme mendore për të çmontuar kufizimet që i keni vendosur vetes dhe për të kapërcyer çdo pengesë në rrugën e realizimit të qëllimeve.
– A keni shpenzuar javë, muaj apo edhe vite duke u për-pjekur të arrini qëllimet, por vazhdoni të dështoni?
– A keni hequr dorë nga të qenit i suksesshëm, sepse përpjekjet tuaja të kota ju kanë bërë të besoni se suksesi është vetëm për disa të zgjedhur?
Nëse i jeni përgjigjur “po” ndonjërës prej këtyre pyetjeve, mos u shqetësoni, ka ende shpresë!
Përpara se të arrini diçka në jetë, keni nevojë për një themel të fortë të vetëdisiplinës. Talenti, inteligjenca dhe aftësia janë vetëm një pjesë e ekuacionit. Mendimi pozitiv, mbështetja dhe kuraja emocionale, ëndrrat, qëllimet dhe vizioni janë vetëm një pjesë e ekuacionit. Nëse doni t’i ktheni ëndrrat në realitet, keni nevojë për vetëdisiplinë.
* * *
Njerëzit nuk lindin me vetëdisiplinë. Ashtu si ngarja e makinës apo loja e tenisit, vetëdisiplina është një aftësi që mësohet. Në librin ‘Fuqia e Disiplinës’, do të keni mundësinë të lexoni shpjegime të thjeshta shkencore rreth vetëdisiplinës, duke përfshirë:
Si të zotëroni vetëdisiplinën, duke synuar zona të caktuara të trurit.
Sekretet e ‘Navy SEALs’ për vetëdisiplinën.
Sekretet e Budistëve Zen për vetëdisiplinën.
Si ta bëni punën e vështirë emocionuese.
Si të hiqni dorë nga zakonet e këqija dhe të përvetësoni zakonet e njerëzve të suksesshëm.
Strategjitë për të vazhduar realizimin e qëllimeve kur mbaron motivimi.
Dhe shumë gjëra të tjera.
Komente
Nuk ka ende komente