Themeluesi- Lidershipi i Ismail Qemalit

2,000 L

Për herë të parë një botim i plotë për Ismail Qemalin si LIDERSHIP Një libër që duhet ta ketë çdo shqiptar në bibliotekën e tij! Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë libri non-fiction, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023.

SKU: 9789928086013 Kategoria

Ismail Qemal Vlora përgjatë gjithë jetës u shqua si një lider i shkëlqyer. Një njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili besonte në atë që predikonte dhe në atë që bënte. Ai ishte i duruar, këmbëngulës dhe i qëndrueshëm. Ai kërkonte që t’i bindte dhe motivonte të tjerët dhe jo t’i detyronte ata drejt realizimit të synimeve të përbashkëta. Ai veproi në kohën e duhur dhe me stilin e tij të lidershipit arriti të themelonte një shtet. Ismail Qemali pati përballë pengesa thuajse të pakapërcyeshme, por me gjeninë e tij ai shpalli Pavarësinë, pa një ushtri dhe pa zhvilluar luftë. Është fati ynë që kemi pikërisht atë themeluesin e shtetit shqiptar dhe modelin par excellence ku mund të mësojmë e të frymëzohemi, për të tejkaluar sfidat e së ardhmes.

Komente

Nuk ka ende komente