Dialogu fillon…Dëgjova thirrjet e zemrës. Pashë shpirtin në kërkim. E di sa shumë më keni kërkuar në dhimbje, e në gëzim. Pakufi më jeni lutur. Shfaqu. Shpjegohu. Zbulohu. E kam bërë tani dhe këtu, në mënyrë aq të qartë, sa nuk mund të ngatërroheni. Me fjalor aq të thjeshtë, sa nuk mund të humbni në përgjithësime. Andaj vazhdoni, tani. Më pyetni çfarëdo. Çfarëdo. Do ta gjej mënyrën se si të ju përgjigjem. Do të shfrytëzoj gjithë universin për ta bërë këtë. Andaj jini të kujdesshëm. Ky libër nuk është mjeti im i vetëm. Mund ta bëni pyetjen dhe të largoni librin. Por shikoni. Dëgjoni fjalët e këngës në vazhdim që do ta dëgjoni. Informatat që i lexoni në artikullin vijues. Tregimin e filmit që do ta shikoni. Bisedën e rastësishme me personin e ardhshëm që e takoni. Pëshpërmën e lumit, oqeanit, erës që ju përkëdhel veshin – të gjitha këto mjete janë të Miat; të gjitha këto rrugë janë të hapura për Mua. Nëse dëgjoni do të ju flas. Do të vi nëse janë të hapura për Mua. Nëse dëgjoni do të ju flas. Do të vi nëse më thërrisni. Do të ju tregoj se gjithmonë kam qenë këtu. Gjithmonë dhe kudo.
Biseda me Zotin
900 L
Komente
Nuk ka ende komente