Aq i/e mirë sa s’të shpërfillin dot

1,400 L

Ky libër ka për ta ndryshuar mënyrën si mendoni për karrierën, lumturinë dhe krijimin e kushteve për një jetë madhështore. “Mos u shqetësoni më për çfarë keni ëndje të bëni dhe, përkundrazi, filloni të krijoni diçka kuptimplotë, të cilën pastaj do t’ia jepni botës. Cal ka bërë pikërisht një dhuratë të tillë me këtë libër.”

SKU: 9789951817356 , Tag:

“Të ndjekësh pasionin tënd”, është një këshillë e keqe për karrierën tuaj. Zbuloni se çfarë nevojitet të bëni në vend të kësaj këshille… Në librin ‘Aq i/e mirë sa s’të shpërfillin dot’, Cal Newport rreket ta zbulojë pikërisht realitetin në lidhje me arsyet përse njerëzit e bëjnë me ëndje punën e tyre. Duke kaluar një kohë të caktuar me fermerët e bujqësisë organike, me investuesit largpamës, me skenaristë të ndryshëm, programues freelance dhe plot të tjerë që pohojnë haptas se e bëjnë me kënaqësi të veçantë punën e tyre, Newport ka arritur ta zhbëjë bindjen jetëgjatë që mbështet idenë se “të ndjekësh pasionin tënd” është çelësi për t’u ndier të kënaqur. Duke u mbështetur në këta shembuj nga jeta e vërtetë dhe nga shkenca e fjalës së fundit, ai ka shtjelluar strategjitë alternative që janë shumë më të frytshme në zhvillimin e një karriere të suksesshme. ‘Aq i/e mirë sa s’të shpërfillin dot’ u kushtohet të gjithë atyre njerëzve që ndihen në ankth lidhur me udhën që duhet ta ndjekin në jetën e tyre, ose që thjesht janë ligështuar nga sloganet e cekëta të llojit “bëj çfarë të pëlqen me gjithë zemër dhe të hollat do të rrjedhin lumë”.

Komente

Nuk ka ende komente