Në këtë libër të domosdoshëm për këdo që kërkon të arrijë sukses, psikologja pioniere, Angela Duckworth, u tregon prindërve, studentëve, edukatorëve, atletëve dhe biznesmenëve (me dhe pa përvojë), se sekreti i arritjes së jashtëzakonshme nuk është talenti, por kombinimi i veçantë i pasionit dhe këmbënguljes të cilën ajo e quan “forcë karakteri, vendosmëri”. Duke marrë nga historia e saj personale si vajza e një shkencëtari që ia vinte shpesh në dukje mangësinë e “gjenisë”, Duckworth, tashmë një studiuese dhe pedagoge e mirënjohur, përshkruan përvojat e saj të hershme që i hapën sytë në mësimdhënie, konsultime për bizneset dhe në neuro- shkencë, dhe që çuan drejt hipotezës se ajo çfarë e sjell suksesin nuk është “gjenia”, por një kombinim unik i pasionit dhe këmbë- nguljes afatgjatë. Në librin Forca e karakterit, ajo e çon lexuesin në terren që të vizitojë kadetët që sfiliten nga ditët e para të trajnimit në West Point, mësuesit që punojnë në disa nga shkollat më të vështira, dhe finalistët e vegjël në Konkursin Kombëtar të Gërmëzimit. Ajo gjithashtu shfrytëzon informacione të mre- kullueshme nga historia dhe tregon se çfarë mund të mësohet nga përvojat moderne në performancën e lartë. Së fundmi, ajo ndan ato që ka mësuar nga intervistat që ka kryer me dhjetëra persona të suksesshëm, që nga CEO-ja i bankës J. P. Morgan, Jamie Dimon, karikaturisti i revistës New Yorker, Bob Mankoff, te trajneri i skuadrës Seattle Seahawks, Pete Carroll.
Disa nga njohuritë më të vlefshme të librit: Pse çfarëdo përpjekje që bëni, në fund ju sjell dy herë më afër synimit tuaj
Si forca e karakterit mund të mësohet, pavarësisht IQ-së apo rrethanave.
Si mund të nxitet interesimi jetëgjatë Sa për qind e praktikës optimale është vuajtje dhe sa është ekstazë.
Cila është më e mira për fëmijën tuaj – një përqafim i ngrohtë, apo standarde të larta
Magjia e Hard Thing Rule. I dashur dhe personal, informues, madje edhe jetë-ndryshues, Forca e karakterit është një libër që flet për atë çfarë ndodh në kokën tuaj kur dështoni, dhe se si kjo gjë, jo talenti apo fati, bën të gjithë dallimin.
Forca e karakterit
1,200 L
“Psikologët kanë kaluar dekada me radhë në kërkim të sekretit të suksesit, por Duckworth është ajo që e ka zbuluar.” —Daniel Gilbert, autor i librit “Stumbling on Happiness”
Komente
Nuk ka ende komente