Makar Dievushkin Alexievitch është një shkrimtar mediokër, Barbara Dobroselova Alexievna punon si rrobaqepëse. Të dy përballen çdo ditë me të gjitha format e poshtërimit të shoqërisë ndaj të varfërve. Këta njerëz nuk respektohen nga askush. Ata janë shumë të varfër për t’u martuar, por dashuria e tyre është aq e dëlirë, sa e bën lexuesin të derdhë lot. Kur ky libër u botua për herë të parë, kritiku i njohur rus Belinski tha se Dostojevski do të bëhej një gjigant i letërsisë. Dhe sigurisht që kishte të drejtë… “Ëndrra e xhaxhait” është një novelë e shkurtër, të cilën autori e shkroi shtatë vjet para se të shkruante “Krim dhe ndëshkim”. Në këtë novelë, një nënë ambicioze, Maria Alexandrovna Moskalyova, përpiqet të martojë vajzën e saj 23-vjeçare Zina me të moshuarin Princin K., një i afërm i cili po kalon në qytetin ku jeton familja. Vajza, pas shumë përpjekjesh, pranon të martohet me plakun, i cili nga ana e tij lumturohet që do të bëjë të vetin një bukuri si ajo.
Njerëz të varfër
1,200 L
“Njerëz të varfër” është një novelë e ndërtuar në mënyrë të veçantë: një ngjarje e rrëfyer si një seri letrash mes personazheve.
Komente
Nuk ka ende komente