Kohë për të jetuar kohë për të vdekur

1,100 L

Historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës. Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur është një nga veprat më të rëndësishme të Remarkut, që u bë objekt i një ekranizimi të shkëlqyer kinematografik më 1958, ku shfaqet edhe vetë Remarku, në rolin e profesorit të vjetër, kundërshtar i regjimit nazist.

SKU: 9789994352951 Kategoria

Lufta e Dytë Botërore. Ernst Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe. Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa. Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë tani ushtarët gjermanë? Për SS, për Gestapon, për gënjeshtarët dhe mashtruesit? A do të qëndrojnë fanatikët dhe vrasësit edhe një vit në pushtet? Rusët avancojnë dhe lufta tashmë është e humbur. Një luftë që i ka mbajtur të izoluar dhe në kushte të frikshme, jonjerëzore dhe qesharake. Mendimet dhe shpresat janë drejt shtëpisë. Te dielli që verës shkëlqen lulet në hyrje të shtëpisë. Te mëngjesi që nëna i përgatit si zakonisht, me mjaltë, panine, qumësht të ngrohtë e kafe. Por, kur Greberi më në fund arrin në Verden, asgjë nuk është siç e kishte imagjinuar. Gjithçka është shkatërruar e djegur. Njerëzit kudo janë të trembur e të traumatizuar. Mungon pothuajse gjithçka, në ditët që ndahen nga një bombardim në tjetrin. Shtëpia e tij është bombarduar dhe prindërit janë zhdukur. E vetmja lule që shkëlqen në këtë shkatërrim është Elizabeta Kruze, vajza që e kishte njohur qysh fëmijë.Tashmë Elizabeta është një grua me bukuri të parezistueshme, me sy të bukur ngjyrë ulliri dhe flokë të gështenjtë të valëzuar që i zbresin supeve.

Komente

Nuk ka ende komente