Bel Canto

1,000 L

Bel Canto është vepër e shkrimtares bashkëkohore amerikane Ann Patchet dhe është libri i katërt i saj. Romani i vendos ngjarjet në Amerikën e Jugut. Është historia e marrëdhënieve mes një grupi terroristësh dhe të shtatëdhjetë e dy pengjeve, të ftuar në rezidencën e ambasadës japoneze dhe mbahen peng brenda oborrit të saj. Rocsanna Coss, soprano, yll i operas amerikane është njëra nga pengjet. 

SKU: 9789995638764 Kategoria

Ndjesi të zjarrta, emocione tronditëse dhe boshllëkun që lë dhimbja, përcjell kjo vepër si fragment i simfonisë së jetës. Bel Canto i Ann Patchet është nga romanet më të vlerësuara nga kritika letrare bë Amerikë dhe në tridhjetë gjuhë të tjera të botës ku është përkthyer, për stilin, mesazhin dhe vlerat letrare… Bel Canto është një nga veprat e jashtëzakonshme të njërës prej shkrimtareve të rëndësishme bashkëkohore. Bel Canto është vepër e shkrimtares bashkëkohore amerikane Ann Patchet dhe është libri i katërt i saj. Romani i vendos ngjarjet në Amerikën e Jugut. Është historia e marrëdhënieve mes një grupi terroristësh dhe të shtatëdhjetë e dy pengjeve, të ftuar në rezidencën e ambasadës japoneze dhe mbahen peng brenda oborrit të saj. Rocsanna Coss, soprano, yll i operas amerikane është njëra nga pengjet. Tingujt hyjnorë të vokalit të saj ndërtojnë një nga linjat e mrekullueshme të veprës dhe që shërbejnë si ura e vetme e komunikimit dhe e shpresës mes dy botëve armiqësore brenda kësaj rezidence.Ky roman në Amerikë është fitues i çmimeve Pen/ Faulkner e Orange dhe gjithashtu ishte finalist për Çmimin e Madh Kombëtar të Kritikës Amerikane.

Komente

Nuk ka ende komente