Marina

800 L

Nuk e dija ende se, herët a vonë, oqeani I kohës na i kthen përsëri kujtimet që varrosim atje. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë më erdhi në mendje ajo ditë. E pashë atë djalë të endej në mjegullën e stacionit Franca dhe emrin e Marinës përsëri të përflakur si një plagë e porsahapur. Të gjithë ruajmë nga një të fshehtë të mbyllur me çelës në qoshen më të thellë të shpirtit tonë. Kjo është e imja.

SKU: 9789994346912 Kategoria

Barcelonë, fundi i viteve ‘70. Oskar Drai është një student i ri, që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t’u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister. Në njërën nga këto arratisje, djali rrëmbehet nga një muzikë që e çon deri te dritaret e një shtëpie. Brenda, një gramafon i vjetër luan një këngë magjiplotë për piano. Nuk i reziston dot ngasjes dhe merr orën e vjetër që sheh sipër gramafonit… Por, një ditë më vonë kthehet sërish në atë shtëpi ku dhe takon Marinën dhe babanë e saj enigmatik, piktorin German. Dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë. Dashuria e tij e lindur për misterin, do të ndërthuret me të fshehtat e pathëna të një familjeje dhe një Barcelone gjithnjë e më të shtrenjtë: sekrete që do ta shtyjnë jo vetëm në arratinë më të gjatë të tentuar ndonjëherë nga ai kolegj i urryer, por edhe drejt fundit të pakthyeshëm të adoleshencës së tij.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

228

Autori

Carlos Ruiz Zafón

Komente

Nuk ka ende komente