Fabula e romanit “Doktor Zhivago” është ndërtuar mbi fatin e disa familjeve. Ky është një rrëfim epik mbi efektet e revolucionit rus mbi familjet borgjeze. Doktor Juri Zhivago, alter-egoja e shkrimtarit Pasternak, është një poet, filozof, fizikan, jeta e të cilit është ndërlikuar nga lufta dhe nga dashuria e tij për Laran, gruaja e një revolucionari. Natyra e tij e butë dhe shpirti artistik e bëjnë të ndjeshëm ndaj brutalitetit të kohës. Poemat që ai shkruan përbejnë disa nga pjesët më të bukura në libër. “Doktor Zhivago” u cilësua si antisovjetik në ish-Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që në perëndim u kthye në bestseller dhe në vitin 1958 Pastërnakut iu akordua edhe Çmimi Nobel në Letërsi, të cilin ai u detyrua të mos e pranojë.
Doktor Zhivago
1,500 L
Romanit “Doktor Zhivago” është ndërtuar mbi fatin e disa familjeve. Është një rrëfim epik mbi efektet e revolucionit rus mbi familjet borgjeze.
Komente
Nuk ka ende komente