Para fundit

700 L

Asnjëherë nuk kam pasur kujtesë të fortë, gjithmonë e kam vuajtur këtë disavantazh; por ndoshta kjo është një mënyrë për të kujtuar vetëm ato që duhen kujtuar

SKU: 9789951340113 Kategoria

Asnjëherë nuk kam pasur kujtesë të fortë, gjithmonë e kam vuajtur këtë disavantazh; por ndoshta kjo është një mënyrë për të kujtuar vetëm ato që duhen kujtuar, ndoshta gjënë më të madhe që na ka ndodhur në jetë, atë që ka një kuptim të thellë, atë që ka qenë vendimtare për të mirë dhe për të keq në këtë udhëtim të komplikuar, kontradiktor dhe të pashpjegueshëm drejt vdekjes, siç është jeta e gjithsecilit prej nesh.”

Ky është një nga librat më subtilë dhe më të ndjerë të autorit argjentinas, Ernesto Sabato. I shkruar si një testament i autorit për lexuesin, “Para fun-dit” është një reflektim për jetën dhe vdekjen, për humbjen dhe fitoren, për harresën dhe kujtesën, për të kaluarën dhe mbi të gjitha për të tashmen e autorit dhe për kotësinë që shoqëron qenien njerëzore në përballjen e saj me fundin, me hiçin.

Dhe pavarësisht kësaj gjendjeje akute, Sabato, në një mënyrë mjeshtërore, arrin t’i japë kësaj vepre dimensionin e shpresës për të rinjtë. Ky është një rrëfim i një jete, e cila e gjendur në zgrip, zgjat fjalët për të shpëtuar të tjerët.

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

171

Autori

Ernesto Sabato

Komente

Nuk ka ende komente