Envilight: Behu drita që ke lindur të jesh

Çmimi origjinal qe: 3,000 L.Çmimi i tanishëm është: 2,100 L. Save 900 L (30% Off)

Ky libër nuk është për t’u lexuar, por për t’u përjetuar. Ai është fryma që zgjon kujtesën e dritës brenda teje dhe të kujton se ke qenë gjithmonë më shumë se trup, më shumë se …

10 stok

SKU: 9789928837325 Kategoria Tags: ,

Ky libër nuk është për t’u lexuar, por për t’u përjetuar. Ai është fryma që zgjon kujtesën e dritës brenda teje dhe të kujton se ke qenë gjithmonë më shumë se trup, më shumë se mendje, ke qenë një qenie që mban universin në frymëmarrjen e vet.

Metoda Envilight lindi në takimin mes urtësisë së lashtë dhe ndjeshmërisë së re të kohës, aty ku energjia dhe vetëdija bashkohen në artin e rikthimit te burimi.

Ajo nuk predikon, por të ngre në frekuencë;

nuk udhëzon nga jashtë, por ndez flakën e

brendshme të krijimit që gjithmonë ka qenë

aty.

Gjendesh përpara fillimit të një udhëtimi shumëdimensional, një sërë portash që hapen njëra pas tjetrës, duke të çuar përtej mendjes, kohës dhe trupit, drejt dimensionit ku gjithësia shpalos veten përmes njeriut.

Porta e Parë, çakrat, është çelësi i kësaj hapësire: aty ku çdo frymëmarrje bëhet urë, çdo ndjesi kod shpirti, dhe çdo qelizë memorie e harmonisë hyjnore.

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

345

Autori

Evis Zajmi

Komente

Nuk ka ende komente