Një klasik i pavdekshëm dhe i fuqishëm për përpjekjet e pareshtura për sukses artistik dhe personal
Okland, fillimi i shekullit të njëzetë. Martin Ideni është një detar, i cili vendos të ngrihet mbi vështirësitë dhe rrethanat, në një rrugëtim të ashpër, por pasionant për vetedukim, me shpresën për të zënë një vend mes elitës letrare të kohës. Nxitja e tij kryesore është dashuria për Ruth Morsin. Ideni është një djalë i varfër, i pashkolluar, ndërsa Morsët janë një familje borgjeze, dhe bashkimi i tyre është i pamundur nëse ai nuk arrin statusin e tyre social.
Ideni i kërkon Ruthit dy vjet kohë për të arritur suksesin, por vetëm pak para se ky afat të skadojë, Ruthi e humbet durimin dhe e braktis me anë të një letre. Kur më në fund Ideni fiton vëmendjen e botuesve dhe të borgjezisë që dikur ia përplasnin dyert në fytyrë, brenda tij ka hedhur rrënjë e keqja. Tanimë mendon se askush nuk e do për atë që është, por vetëm për famën që gëzon…
Jack London, i pakënaqur me shpërblimin e punës së tij, e ngjizi Martin Idenin si një sulm ndaj individualizmit dhe si një kritikë për ambiciozët, megjithatë suksesi më i madh i statusit të tij si vepër klasike rrjedh pikërisht nga adhuruesit e protagonistit ambicioz.
Komente
Nuk ka ende komente