Në top-dhjetëshen më të shitur të Sunday Times
“Këshilla tejet të thjeshta nga një murg zen, që do të ndreqin disponimin, karrierën dhe marrëdhëniet tuaja”
Daily Mail
“A është e zënë bota, apo mendja ime?”
Në këtë udhëzues bestseller, të ilustruar për mrekulli, që hap udhën drejt ndërgjegjësimit, Haemin Sunim, një murg budist i lindur në Kore, që ka përjetuar një jetë përplot ndryshime, i ofron lexuesit këshilla shpirtërore për çdo aspekt të jetës – nga përballimi i vështirësive në punë, deri te marrëdhëniet dhe dashuria.
Duke folur hapur për ankthin, që është bërë pjesë e jetës moderne, mësimet e thjeshta e të mbushura mirësi të Haemin Sunimit shkojnë përtej religjionit, kufijve e moshave dhe shërbejnë si një përkujtues i fuqisë dhe gëzimit që vjen kur ngadalësojmë.
Bota lëviz shpejt, por kjo nuk do të thotë që edhe ne duhet të lëvizim me atë shpejtësi.
Komente
Nuk ka ende komente