Gratë dhe pushteti

700 L

“Një analizë në kohën e duhur e mënyrave të dëmshme, në të cilat ne të gjithë jemi bashkëfajtorë për heshtjen e grave dhe duhet të kërkohet të lexohet nga çdokush vijon të besojë se barazia gjinore është një problem i së shkuarës.” Samantha Fu, LSE Review of Books

SKU: 9789928479129 Kategoria Tags: ,

Mary Beard na prezanton në këtë Manifest një analizë mbi teknikat që mizogjinia e sotme dhe nënvetëdija e bartur te mitet e lashtësisë përdor për t’u mbyllur gojën grave, nga ato të dukshmet “qepe, kurvë” tek ato më të maskuarat, në të cilat, argumentet e dhëna nga gratë përshkruhen në median popullore si “vikasje”, “qarje”, “qurravitje”, apo te konvencionet dominuese që sugjerojnë se politikanet gra duhet të merren specifikisht me politika të përshtatshme për gjininë e tyre, ndërsa për të tjerat, nuk ka nevojë të dëgjohen.
Ajo nuk lë pa vërejtur se prania e grave në parlament mund të jetë një tregues i fuqizimit të tyre po aq shumë sa edhe tregues i dobësisë së parlamentit në strukturën qeverisëse të një vendi.
Beard shpjegon se si, në ato pak raste të rralla në të cilat gratë folën në sferën publike të botës së lashtë të kulturës evropiane, vetë ky krim u justifikua, në shumicën e rrethanave, nga sugjerimi që gratë që folën, në të vërtetë nuk ishin gra. Se mbretëresha Elizabeta I, e cila drejtoi ushtrinë në luftë dhe, supozohet, mbajti një fjalim frymëzues para ushtarëve, prezantohet në historinë e sajuar më vonë si androgjene. Janë këto lloj normash të brendësuara, që shtyjnë edhe sot politikane të suksesshme të marrin leksione për të trashur zërin apo për t’u veshur me kostume tipike jofemërore.
Beard nuk ofron në këtë Manifest vetëm analizën se si gjendja është, por, në mënyrë thelbësore, çfarë ne duhet të bëjmë për ta ndryshuar këtë gjendje. Ne duhet të hetojmë mbi konceptet që kemi mbi pushtetin, – thotë Beard dhe të gjejmë se pse gratë përjashtohen nga pushteti; ne duhet të ekzaminojmë konceptet që kemi mbi autoritetin, sepse “nuk mundet që gratë të përshtaten me një strukturë, që sakaq është e koduar si mashkullore.”

“Një analizë në kohën e duhur e mënyrave të dëmshme, në të cilat ne të gjithë jemi bashkëfajtorë për heshtjen e grave dhe duhet të kërkohet të lexohet nga çdokush vijon të besojë se barazia gjinore është një problem i së shkuarës.” Samantha Fu, LSE Review of Books

Shtëpia Botuese

Shtëpia e Librit

Numri i faqeve

138

Autori

Mary Beard

Komente

Nuk ka ende komente