Si ta njohësh një person

1,400 L

I shtyrë nga ndjenja e kureshtjes dhe e vendosmërisë së tij për t’u përmirësuar si person, Brooks-i mbështetet te fushat e psikologjisë dhe neuroshkencës dhe nga bota e teatrit, filozofisë, historisë dhe arsimit duke paraqitur kështu një qasje pranuese, shpresëdhënëse dhe të integruar mbi lidhjen njerëzore.

SKU: 9789951846318 Kategoria

Një udhëzues praktik dhe i sinqertë mbi artin se si me të vërtetë mund ta kuptojmë tjetrin në mënyrë që të nxiten lidhje më të thella në shtëpinë tonë, në vendin tonë të punës, dhe gjatë gjithë jetës sonë nga autori i Rruga drejt formimit të personalitetit dhe Mali i dytë. Siç vëren David Brooks, “Ekziston një aftësi e cila gjendet në zemrën e çdo personi të shëndetshëm, familjeje, shkolle, grupimi komunitar ose shoqërie: aftësia për t’i kuptuar thellë të tjerët dhe për t’i bërë ata të ndihen të kuptuar – për ta njohur me të vërtetë tjetrin, duke e bërë të ndihet i vlerësuar, i dëgjuar dhe i kuptuar”. E megjithatë ne njerëzit nuk arrijmë ta bëjmë mirë këtë gjë. Ne jemi të rrethuar nga njerëz që ndihen të padukshëm, të padalluar e të keqkuptuar. Në këtë libër, Brooks-i synon të na ndihmojë të përmirësohemi, duke shtruar pyetje që janë thelbësore për të gjithë ne: Nëse ti dëshiron ta kuptosh një person, çfarë lloj vë- mendjeje duhet t’i kushtosh atij apo asaj? Çfarë lloj bashkëbise- dimesh duhet të zhvillosh me të? Cilave pjesë të historisë së personit duhet t’i kushtosh vëmendje? I shtyrë nga ndjenja e kureshtjes dhe e vendosmërisë së tij për t’u përmirësuar si person, Brooks-i mbështetet te fushat e psikologjisë dhe neuroshkencës dhe nga bota e teatrit, filozofisë, historisë dhe arsimit duke paraqitur kështu një qasje pranuese, shpresëdhënëse dhe të integruar mbi lidhjen njerëzore. Ky libër i ndihmon lexuesit të bëhen më të kuptueshëm dhe më të vëmendshëm ndaj të tjerëve dhe të gjejnë gëzimin që vjen nga njohja e të tjerëve. Ndërkohë ofron edhe ilaçin e duhur për një shoqëri e cila është e copëtuar nga ndasia, armiqësia dhe keqperceptimi. Akti i të kuptuarit të tjetrit, argumenton Brooks-i, është thellësisht krijues: Si mund ta shohim dikë në sy dhe të dallojmë diçka të rëndësishme tek ai apo ajo, dhe nga ana tjetër, të dallojmë diçka të rëndësishme te vetja jonë? Ky libër vlen për këdo që kërkon lidhje njerëzore dhe lëngon që të kuptohet.

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

320

Autori

David Brooks

Komente

Nuk ka ende komente