Libra që flasin për seksin ka pa fund, por ky është ndër të paktët që tregon realisht se si mund të flasim për të. Fundja, si mund të kesh një jetë seksuale të jashtëzakonshme, kur nuk mund të diskutosh haptas për të me partnerin? Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si t’i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të mbulohen me djersë të ftohta. Ose ndihen kaq të shkëputur nga partneri, saqë seksi është gjëja e fundit tek e cila mund t’ju shkojë mendja. Ndoshta janë shumë të frikësuar për të qenë tërësisht të sinqertë në lidhje me atë që dëshirojnë vërtet. Ose nuk kanë as idenë më të vogël se çfarë dëshirojnë, ndaj nuk janë të sigurt se si mund t’i vijnë në ndihmë partnerit. “Biseda rreth seksit” do t’ju udhëheqë drejt pesë bisedave thelbësore që duhet të bëjë çdo çift për të pasur një jetë seksuale të jashtëzakonshme. Përmes tyre do të arrini: • të ndiheni rehat e madje të argëtoheni duke folur për seksin; • të lidheni emocionalisht me njëri-tjetrin; • të eksitoni njëri-tjetrin; • të bëni njëri-tjetrin të ndiheni mirë; • të mbani gjallë shkëndijën për gjithë jetën. Do të arrini të kuptoni më qartë e më mirë nevojat dhe dëshirave tuaja, si dhe do të mësoni mënyra praktike për të krijuar intimitet më të thellë me partnerin tuaj. Me rrëfimet që kalojnë nga lotët deri te të qeshurat me zë të lartë, Vanessa dhe Xander hedhin një vështrim intim në atë që ndodh realisht pas dyerve të mbyllura të dhomave të çifteve të tjera. “Biseda rreth seksit” ju ofron edukimin seksual që do të dëshironit të kishit, sigurinë se jeni normal dhe jo vetëm, dhe mjetet e provuara dhe të testuara që ju nevojiten për të krijuar jetën seksuale që meritoni.
Biseda rreth seksit
1,200 L
Pse e kemi kaq të vështirë të flasim për seksin, madje edhe me njeriun tonë më intim? “Biseda rreth seksit” do ta ndryshojë tërësisht konceptin tuaj për marrëdhëniet intime. Terapistja e seksit Vanessa Marin dhe bashkëshorti i saj, Xander, do të na tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për jetën tonë seksuale nuk përfshin as heqjen e rrobave.
5 stok
Komente
Nuk ka ende komente