Në këtë libër, Kristina Parodi, gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve të mirënjohura në televizionin italian, përshkruan në një këndvështrim modern, të përditësuar rregullat e mirësjelljes. Si të hartojmë një curriculum të saktë dhe një letër shoqëruese? Çfarë të veshim në një intervistë pune? Si të sillemi kur një koleg na vjen rrotull? Cilat janë të fshehtat për ta mposhtur frikën kur flasim në publik? Nga curriculum – i te dorëheqja, nga mbledhja te pushimi për kafe, nga veshja më e përshtatshme te përdorimi i duhur i telefonit, shumë këshilla të vlefshme për mënyrën më të mirë për të bashkëpunuar me të tjerët në botën e punës të shekullit 21.
Puna dhe karriera – Si Te Sillemi në mijëvjeçarin e ri
450 L
Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit.
Reviews
There are no reviews yet.