As të paret, as të fundit

1,000 L

Një lexim i detyruar për të gjithë ata të cilët kanë tradhtuar, janë tradhtuar apo thjesht kanë nevojë për një strukturë të re mendore dhe emocionale me të cilën të kuptojnë lidhjet.

SKU: 9789928233431 Kategoria , Tag:

“Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. […] ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë. Aferat na mësojnë shumë për marrëdhëniet: çfarë presim, çfarë mendojmë se duam dhe çfarë na duket e drejtë. Ato janë një dritare unike nga mund të shihen qëndrimet tona personale dhe kulturore mbi dashurinë, epshin dhe besnikërinë. […] Dua të nxis një bashkëbisedim mes jush dhe të dashurve tuaj për çështje të tilla si besnikëria dhe mirëbesimi, dëshira dhe përmallimi, xhelozia dhe posesiviteti, sinqeriteti dhe falja. Ju nxis të pyesni veten, të flisni për ato që nuk thuhen dhe të mos keni frikë të përballeni me korrektësinë seksuale dhe emocionale. […] Na pëlqen apo jo, flirtimi është diçka që ndodh ngaherë. Dhe, pavarësisht se sa bojë është derdhur për të na këshilluar se si ta “mbrojmë nga tradhtia” marrëdhënien tonë, kjo nuk i ka mbajtur në fre as burrat dhe as gratë. Mosbesnikëria ndodh në martesat e mira, në martesat e këqija, e madje edhe atje ku dënohet me vdekje. Ajo ndodh edhe në marrëdhëniet e hapura,ku seksi jashtëmartesor është negociuar me kujdes që më parë. Dhe liria për t’u ndarë apo divorcuar nuk i ka nxjerrë ende nga moda gënjeshtrat. Pasi i kam hyrë thellë e më thellë kësaj teme, kam dalë në përfundimin që nuk ka asnjë të vërtetë të thjeshtë dhe asnjë tipologji gjithëpërfshirëse, që ta përshkruajë këtë sprovë të pasionit dhe të tradhtisë. E vetmja gjë, që mund ta them me siguri, është se asgjë nga ato që do t’ju tregoj nuk është e stisur.”

Komente

Nuk ka ende komente