Rasputini- Besimi, fuqia dhe fundi i Romanovëve

3,000 L

Rasputini nuk është vetëm një biografi përfundimtare e një njeriu të jashtëzakonshëm dhe legjendar, por një portret magjepsës i muzgut të Rusisë Perandorake, teksa ajo po shkonte drejt katastrofës.

1 stok

SKU: 9789928341488 Kategoria , Tag:

Njëqind vite pas vrasjes së tij, Rasputini vazhdon të ngacmojë imagjinatën popullore të personifikimit të së keqes. Biografitë, romanet dhe filmat e shumtë rrëfejnë ngritjen e tij misterioze në pushtet si i besuari i Nikollës dhe Aleksandrës dhe si mbrojtës i trashëgimtarit të sëmurë të fronit rus. Shthurja dhe ndikimi i keq politik i tij janë material i legjendës, ndërkohë që mbi të është hedhur përgjegjësia e rënies së dinastisë Romanov. Por, siç tregon historiani Douglas Smith, historia e vërtetë e jetës dhe vdekjes së Rasputinit ka mbetur e mbështjellë me mite. Si një vepër e re, e madhe, që kombinon studimin hulumtues dhe stilin e fuqishëm të të treguarit, libri Rasputini ndan faktet nga trillimet për një prej figurave më tërheqëse të historisë. Duke u mbështetur në një mori dokumentesh të harruara, të nxjerra nga arkivat në shtatë vende, Smith prezanton Rasputinin me gjithë kompleksitetin e tij – njeri i Zotit, zëri i paqes, subjekt besnik, kurorëshkelës, pijanec.

Komente

Nuk ka ende komente