Ura mbi Drin

1,100 L

Ura është qendra e romanit të Ivo Andriçit, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1961: një afresk madhështor, që shtrihet nga Pesëqinda deri në Luftën e Parë Botërore dhe që ka në sfond një Bosnjë romantike, me çështjet e saj të larmishme historike, por edhe me dramat e përditshme të gëzimit e të vuajtjes së njerëzve

SKU: 9994366866 Kategoria

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve asaj të krishterë dhe asaj myslimane lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të krishterëve, por edhe në dëshmi të shkrirjes së dy botëve të ndryshme. Me këtë vepër Andriçi, një prej zërave më të mëdhenj të letërsisë në gjuhën serbe e, në përgjithësi, të Europës bashkëkohore, ritheksohet si shkrimtari, i cili ka pasqyruar më mirë problemet dhe karakteristikat e kësaj toke të trazuar.

Shtëpia Botuese

Dritan

Numri i faqeve

404

Autori

Ivo Andriç

Komente

Nuk ka ende komente