Libri im i trupit të njeriut

1,200 L

Si funksionon trupi ynë? Cila është puna e organeve dhe si janë ndërtuar ato? Si funksionojnë sytë dhe si e pompon zemra gjakun? Çfarë ndodh me trupin teksa rritemi? Ç’duhet të dini për qarkullimin e gjakut dhe skeletin? Ky libër që jep informacion të hollësishëm për trupin e njeriut, ndahet sipas sistemeve.

SKU: 9789928177780 Kategoria

Këtu do të gjeni shpjegime për sëmundjet, kuriozitete interesante dhe ushtrime zbavitëse, me anë të të cilave do të provoni nëse e keni përthithur si duhet atë çka keni lexuar. Gjithçka do të jetë e shoqëruar me foto të hollësishme e mahnitëse. Por ne e dimë se të mësuarit është edhe argëtim, ndaj në fund të çdo faqeje, ju kemi bërë nga një pyetje, por, në mënyrë të fshehtë, jua kemi dhënë edhe përgjigjen e saktë… Ku është ajo? Epo, duhet ta gjeni vetë!

Komente

Nuk ka ende komente