Libri i shpikjeve të mëdha

1,200 L

100 shpikje që ndryshuan botën, që nga shpikja e rrotës e deri te videolojërat. Një libër i pazakontë që na njeh me shpikjet që kanë bërë histori, duke na treguar se edhe zbulimi më i vogël mund t’u hapë rrugë shpikjeve të rëndësishme.

SKU: 9789928177438 Kategoria

 Do të mahniteni kur të mësoni se si kanë lindur idetë e mëdha dhe si u zhvilluan ato, që nga makinat e avionët, te shtypi i shkruar, që nga llamba elektrike, tek antibiotikët, nga kitara elektrike, te xhinset. Libri është i ndarë në pesë kapituj, që grupojnë shpikjet e pesë fushave. Çdo shpikje trajtohet në thellësi: si lindi, cilat janë shpikjet e tjera të ngjashme me të, si e ndryshoi botën ajo, si funksionon, si dhe për cilat shpikje të mëtejshme e hapi udhën. Informacioni është i përmbledhur dhe i trajtuar thjesht, që fëmijët ta përthithin me lehtësi. Po ashtu, ka edhe kuriozitete paksa me humor,që tregojnë se si u pritën këto risi, që flasin për shpikës që vdiqën të varfër dhe për mashtrues që përfituan prej tyre e shumë të tjera. Ilustrimet e qarta, të këndshme dhe të shumëllojshme, plotësojnë panoramën, duke e bërë këtë libër nga ata që mund të lexohen me dëshirë e kërshëri nga kushdo.

Komente

Nuk ka ende komente