• (0 reviews)

    Astrofizika për ata që e kanë me nxitim

    1,000 L

    Falë këtij libri të vogël, ju do të përfitoni disa njohuri të ideve dhe kryesore që janë në themel të kuptimit modern të universit. Nëse do t’ia dal në qëllimin tim, ju do të ndiheni familjarë me fushën time të ekspertizës dhe mund të jeni të uritur për të mësuar më shumë.

  • Sasi e limituar
    Vdekje në  Nil
    (0 reviews)

    Vdekje në Nil

    1,000 L

    Detektivi i adhuruar Herkul Puaro nis një udhëtim nëpër Egjipt, në një nga misteret më të famshme të Agatha Christie.

  • (0 reviews)

    Vrasja e Roxher Akrojdit

    900 L

    Romani i Agatha Christie, Vrasja e Roxher Akrojdit është i votuar në vitin 2013 nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit si romani më i mirë i kësaj gjinie, i shkruar ndonjëherë!

  • (0 reviews)

    Ruajtësja e historive me fund të lumtur

    1,200 L

    Një roman mahnitës për fatin, mundësitë e dyta, shpresën, humbjen e gjetjen, nga shkrimtarja e “E fundit e vajzave të hënës”, bestseller i Amazon Charts.

  • (0 reviews)

    Si të ruash mendjen e shëndoshë në epokën e ndasisë

    800 L

    Epoka jonë është epoka e një ankthi ngjitës. Ndihemi të mbërthyer nga ngjarjet që na rrethojnë, nga padrejtësia, nga vuajtjet, nga një ndjenjë e pafundme krize. Atëherë, si do ta mbajmë të gjallë në veten tonë shpresën dhe besimin në diçka më të mirë? Si mund të qëndrojmë të shëndoshë mendërisht në këtë epokë ndarjeje?

  • (0 reviews)

    Shprehia e vetëbrohoritjes

    1,000 L

    Shprehia e vetëbrohoritjes, një mjet tepër i thjeshtë dhe i vërtetuar shkencërisht, të cilin mund ta përdorni për të marrë kontrollin e jetës suaj.

  • (0 reviews)

    Vajzat e fshatit

    1,000 L

    Romani që theu heshtjen mbi tabutë seksuale dhe çështjet shoqërore gjatë një periudhe represioni në Irlandë, pas Luftës së Dytë Botërore.

  • (0 reviews)

    Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera

    1,500 L

    “Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera” është një përmbledhje tregimesh e shkrimtarit irlandez Frank O’Connor, përzgjedhur nga Julian Barnes. Në to, përmes rrëfimeve mbi fëmijërinë dhe martesën, seksin dhe fenë, luftën dhe pleqërinë, O’Connor-i shpalos në formën më të plotë zhdërvjelltësinë, humorin dhe mprehtësinë e tij.

  • (0 reviews)

    Ëndrrat dhe dashuritë e një jete

    2,000 L

    Ky libër është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematika që trajton, është krahasuar me ‘Getsbin e madh’ të shkrimtarit amerikan F. S. Fitzgerald.

  • Sasi e limituar
    Diaboliket
    (0 reviews)

    Diaboliket

    1,400 L

    “Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në shkollat franceze. “Diaboliket” ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos atyre që u pëlqejnë romanet me fammes fatales.

  • Sasi e limituar
    Kosherja
    (0 reviews)

    Kosherja

    1,200 L

    “Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.

  • (0 reviews)

    Jeta shpirtërore

    1,500 L

    Një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht e zvetënuar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani i përkthyer, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023, sjellë në shqip nga Aida Baro.

  • (0 reviews)

    Kafshët

    700 L

    Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim.

  • Sasi e limituar
    Çfarë po mendon fëmija im?
    (0 reviews)

    Çfarë po mendon fëmija im?

    2,000 L

    Bëhuni njësh me mendimet më të thella të fëmijës tuaj dhe përpiquni të jeni prindi që doni.

  • Sasi e limituar
    Unë lider
    (0 reviews)

    Unë lider

    1,200 L

    Në botën e sotme jemi të përmbytur nga informacioni që na thotë kush të jemi, çfarë të bëjmë dhe si të jetojmë. Por, po sikur të ketë një mënyrë që na mëson jo thjesht çfarë të mendojmë por edhe si të mendojmë? Nje -program që na mëson si të rendisim përparësitë, si të përqendrohemi te synimet dhe si të ushtrojmë ndikim pozitiv? Ai program është “Unë Lider.” Në këtë bestseller, Stephen R. Covey trajton 7 Zakonet që kanë ndryshuar tashmë jetën e miliona lexuesve dhe tregon se si edhe fëmijët e vegjël mund t’i përdorin ato gjatë rritjes së tyre. Programi jo vetëm që funksionon, por funksionon më mirë nga sa mund të ishte përfytyruar.

  • (0 reviews)

    Njeriu i dëborës

    1,500 L

    ME TË RËNË DËBORA E PARË, AI DO TË VRASË SËRISH. HERRI HOLI, QË TË KEQEN E NJEH NGA AFËR, ËSHTË I VETMI QË MUND TA NDALË SEPSE DI TË ARSYETOJË ME MENDJEN E VRASËSIT.